Gruaja
Mësues, urime 7 Marsin, Ditën Tuaj të Shenjtë!
Arsen Shoshi, drejtor për Investime në Benedict Education Group, një shkollë me renome ndërkombëtare në 80 shtete të botës, uron Ditën e Mësuesit, 7 Marsin
Duke kujtuar këtë ditë, ne pa dyshim kujtojmë një nga ditët më të shënuara dhe më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Misioni i mësuesit shqiptar u shndërrua në mision të shenjtë, duke ia atribuar krejt çështjen arsimimit, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. Pa mësuesin nuk do të ishim sot këtu ku jemi si komb, nuk do të kishim një zhvillim të tillë dhe nuk do të kishim premisa për një të ardhme të ndritur.
Mësuesi shqiptar i dha vlerën jetës dhe të ardhmes tonë, ai e ngriti shoqërinë tonë duke e hequr nga errësira shekullore, ku armiq të shumtë e penguan qëllimin e mësuesit shqiptar. Mësuesit tanë punuan në kushte të dhunës, duke mos u paguar për asnjë qindarkë, duke e rrezikuar edhe jetën e tyre, duke e mbajtur gjallë arsimin edhe në shtëpi shkolla, vetëm e vetëm për të frymuar dhe edukuar në gjuhën shqipe.
Këtu, vlen të ceket edhe herioizmi i tyre që bënë në periudha të ndryshme historike, duke u flijuar në krye të detyrës, duke rënë dëshmorë në mbrojtje të shkollës shqipe, kishte shumë të tillë, por me këtë rast do të veçoj mësuesin Halit Geci, i cili duke zhvilluar orën e mësimit në gjuhën shqipe vritet në klasë nga policia dhe ushtria serbe, si dhe mësuesin Shaban Jashari, i cili u mbajti mësim edhe nipërve të tij se si duhet luftuar për lirinë dhe kombin shqiptar, duke rënë dëshmor në Ditën e Mësuesit, më 7 Mars 1998.
Me fanatizëm e mbajnë gjallë arsimin shqip në diasporë edhe shumë mësues, të cilët për më shumë se tri dekada angazhohen që nxënësit shqiptarë në mërgatë të mësojnë gjuhën shqipe. Arsimi shqip në diasporë është vlerë e jona kombëtare dhe ajo duhet kultivuar.
Mësues, puna juaj është e çmuar, ajo ka vlerë të veçantë, ju asnjëherë nuk shpaguheni për kontributin tuaj!
Vepra juaj është fisnike, ajo ngjall dashuri për dije, ajo mbjell dritë për kombin, ajo nxjerr nga errësira dhe zhvillon popullin.
Urime dhe gëzuar 7 Marsi, Dita e Mësuesit!
(Autori është, drejtor për Investime në Benedict Education Group, një shkollë me renome ndërkombëtare në 80 shtete të botës)
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













