Shkurt.ch
Iniciativa për të huajt kriminelë duhet zbatuar “pikë për pikë”!
Kështu ka vendosur me shumicë votash komisioni për siguri dhe politikë i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës
Iniciativa e SVP/UDC-së për dëbimin e të huajve kriminelë, e cila qe votuar me shumicë dërmuese në referendum para tri vitesh, duhet të zbatohet “pikë për pikë”. Kështu ka vendosur me shumicë votash komisioni për siguri dhe politikë i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Vendimi është marrë me 14 vota pro, 8 kundër dhe një abstenim.
Zbatimi “pikë për pikë” ose konsekuent i tekstit të votuar të iniciativës nënkupton që gjykatat në shumë raste të mos kenë hapësirë veprimi për të vlerësuar nëse një i huaj duhet të dëbohet ose jo. Një automatizëm i tillë ka qenë i kontestuar me të madhe edhe gjatë fushatës. Kritikat kanë ardhur nga palë të ndryshme, veç tjerash edhe nga Këshilli Federal. Sipas tij, gjatë aplikimit të tekstit të iniciativës duhet pasur parasysh edhe atë se a bie ajo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare apo jo.
Iniciativa, sipas parashikimit, pesë vjet pas aprovimit duhej të futej në ligj. Por për shkak të dilemave të partive tjera dhe të qeverisë se zbatimi i saj komplet do të shkelte parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, qe themeluar një grup pune për ta përpunuar atë. SVP si ideatore e iniciativës ka qenë kundër asaj që ajo e ka quajtur “zbutje” të tekstit të tyre të votuar nga populli. Për këtë arsye, partia në fjalë pati vendosur që të niste edhe një iniciativë të ngjashme, e cila do të zbatohej pastaj në mënyrë më konsekuente. Pikërisht duke votuar si ka votuar sot komisioni dëshiron ta bëjë të tepërt këtë iniciativë
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë












