E-Diaspora
Ish zëdhënësja e UNMIK-ut shkruan roman për luftën në Kosovë
Romani "Für Adem" i Mettild Henneke bën fjalë për një shqiptar që kishte studiuar mjekësinë në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë për t`iu bashkuar UÇK-së
Ju kujtohet ajo gruaja e re me fytyrë rrumbullake dhe me flokë kaçurrela që zinte vend gjithmonë në konferencat e UNMIK-ut? (Në fakt: a ju kujtohet Unmik-u?). Nejse. Gruaja quhet Mechthild Henneke dhe ishte zëdhënëse e Unmik-ut për disa vite.
Tash ajo, sa vite më vonë ka mbaruar së shkruari një roman mbi luftën në ish Jugosllavi. Për romanin e saj Methild nuk ka arritur akoma të gjejë botues por vazhdon të jetë në kërkim e sipër. Edhe pas nja 20 refuzimesh që ka marrë.
Ajo është këmbëngulëse sepse beson se ka kapur një temë tërheqëse dhe me rëndësi. Fundja, thotë ajo për “Berliner Zeitung” nëse nuk gjendet asnjë botues klasik, librin do ta publikojë në mënyrë elektronike. Për këtë shkrimtarja e re ka vendosur që gjatë Panairit të Librit në Frankfurt të vizitojë tri kurse që lidhen me publikimin e librave online.
Ideja për romanin i ka lindur para 7 vitesh, kur punonte në Kosovë, në kuadër të administratës së OKB-së. Atje kishte njohur një mjek shqiptar i cili kishte studiuar në Gjermani dhe pastaj “i verbuar nga patriotizmi”, kthehet për të luftuar në atdheun e tij. Atje ai kujdesej për luftëtarët e plagosur të UÇK-së dhe civilët. Pas kohës që kishte kaluar në luftë, ai qe bërë njeri krejtësisht tjetër. Përjetimet e luftës nuk e linin të lirë. “Fati i tij më ka prekur shumë”, thotë Henneke.
“Më është dukur shembull shkollor për të pasqyruar atë nëpër të cilën atëbotë kishin kaluar shumë njerëz në Ballkan” .
Kështu kishte lindur ideja për të shkruar një roman për luftën në Kosovë. Henneke kishte intervistuar mjekun dhe pjesemarrës të tjerë të luftës, ka hulumtuar faktet, ka shikuar shumë filma mbi konfliktet në Ballkan dhe pastaj ka filluar të shkruajë. Pasi kishte ndjekur një kurs për të mësuar teknikën e shkrimit letrar, drejtuesja e kursit e kishte cilësuar aq interesant projektin e saj sa që e kishte përcjellë pastaj duke e küëshilluar gjatë procesit të shkrimit.
Në verën e vitit të kaluar, romani me titullin “Für Adem” (Për Ademin) ishte më në fund i kryer. Miqtë që e kanë lexuar e kanë lavdëruar pozitivisht, por asnjë shtëpi botuese nuk dëshiron ta botojë…
Kështu është pjekur te ajo ideja për ta botuar librin në botim elektronik. Henneke është e bindur se ka shumë njerëz që ky libër do tu interesonte. Në radhë të parë kosovarët që e flasin gjermanishten ose edhe gjermanët që interesohen për Ballkanin. Por, pranon ajo, ky libër nuk do të ishte një “prodhim serik”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë











