Kultura
UNICEF, lavdëron punën e vajzës nga Kosova
Eurisa Rukovci është drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Social Lab” dhe ideatore e platformës “Shnet”, aplikacionit të parë mobil në gjuhën shqipe mbi shëndetin seksual.
Në videon e realizuar për nder të 8 Marsit, drejtoresha gjenerale e UNICEF-it, Henrietta Fore, e lavdëroi Eurisën si një storje suksesi dhe si një shembull të një vajze që lufton për ëndrrat e saj.
Videoja është realizuar nga UNICEF dhe sjell disa shembuj vajzash e grash të suksesshme që angazhohen për përparim shoqëror në vendet e tyre, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch
Po ashtu, më 8 mars, faqja zyrtare e UNICEF-it e botoi një artikull/blog të shkruar nga vetë Eurisa, ku ajo e shpjegon rrugëtimin dhe rëndësinë e “Shnet”-it. Artikulli i botuar në blogun zyrtar të UNICEF-it mori qindra shpërndarje dhe pëlqime.
Eurisa Rukovci është një psikologe e re nga Prishtina. Pos angazhimit në “Social Lab” dhe “Shnet”, ajo është e angazhuar edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Njëherazi, Eurisa është përkthyese librash, ndërkohë që si shkollare e re merret edhe me hulumtime shkencore sociopsikologjike.
“Shnet” është menaxhuar nga Eurisa dhe dy koleget e saj psikologe, Dea Rexhepi dhe Tuena Govori, si dhe është mbështetur nga UNICEF dhe UN Women
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












