CH-Ballkani
Greqia tregon si mund të merret leje qëndrimi pesëvjeçar
Një projektligj i Ministrisë së Ekonomisë në Greqi, i paraqitur në Parlament, parashikon zgjerimin e kritereve për qytetarët e Bashkimit Evropian që të marrin një leje qëndrimi pesëvjeçare ose vizë të artë, përtej investimit prej 250,000 euro në pasuritë e patundshme lokale.
Projektligji parashikon lëshimin e lejeve për shtetasit e vendeve të treta (dhe familjet e tyre) të cilët investojnë një minimum prej 400,000 euro në letrat me vlerë dhe kompanitë greke, me qëllim rritjen e investimeve të huaja direkte.
Prandaj, një depozitë me afat në një bankë greke me të paktën me këtë shumë, për 12 muaj, dhe me një urdhër të fiksuar për ripërtëritje do të mjaftojë për një vizë të artë. Në mënyrë të ngjashme, do të bëjë një investim i njëjtë në një kompani investimi për patundshmëri, transmeton ‘Scan’.
Kriteret e reja përfshijnë investimin e një minimum prej 400,000 euro në obligacione shtetërore të së paku tre vjetëve përmes një banke me bazë në Greqi, ose investimin e një minimumi prej 400,000 euro në një fond të përbashkët të ngritur në Greqi ose jashtë vendit për të investuar ekskluzivisht në tregtinë e aksioneve dhe obligacioneve në Greqi dhe me asete të përgjithshme prej së paku 3 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Të huajt gjithashtu mund të marrin lejen me një investim prej 800,000 euro në stoqe ose obligacione të korporatave në tregjet e kapitalit grek.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës















