Shkurt.ch
Është gjetur edhe viktima e dytë e rrëzimit të aeroplanit
Ndërkohë, siç bëjnë të ditur autoritetet e sigurisë, është gjetur edhe viktima e dytë që ka pësuar në aksidentin e rëndë ajror që ka ndodhur të mërkurën
Nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak që ka ndodhur të mërkurën në Obwalden rezulton së paku një i vdekur. Mbetjet mortore të një personi janë gjetur sot në afërsi të vendit të rrëzimit, njofton NLZ.ch, duke iu referuar autoriteteve të ndjekjes në kuadër të forcave të armatosura të Zvicrës. Kufoma mbetet të identifikohet, por mediet tashmë kanë njoftuar se bëhet fjalë për pilotin e aeroplanit.
Ndërkohë, një person tjetër që ka qenë bashkë me të në aeroplan, ende nuk është gjetur.
Është gjetur ndërkaq kutia e zezë dhe ajo, pasi të analizohet, do të shërbejë si dëshmi për qartësimin e rrethanave të tragjedisë.
Siç thuhet në komunikatën e ushtrisë zvicerane. Vendi ku ka ndodhur aksidenti është vështirë i qasshëm dhe kjo është arsyeja perse ende (deri ne orët e mesditës) nuk kishe mundur të bëhet bartja e njërës viktimë dhe sqarimi i fatit të personit tjetër.
Të gjeturat në vendin e rrëzimit të aeroplanit do të dërgohen për analizë në institutin e forenzikës në Cyrih.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër













