Lajme
Shumë punë për liberalizim vizash
Kryeministri Thaçi një muaj më parë u shpreh shumë optimist se vizat do të hiqen shumë shpejt, ndërsa sot ai ishte me pesimist. Tha se kërkohet akoma shumë punë
Ndryshe nga deklarata e tij dhënë në fillim të fushatës, kryeministri Hashim Thaçi të premten i evidentoi disa mangësi që kanë dalë në procesin e liberalizimit të vizave. Ai kërkoi më shumë angazhim në riintegrim, më shumë marrëveshje për riatdhesim si dhe angazhim shtesë në Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Këto komente kryeministri kosovar i bëri në takimin e përbashkët të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave dhe Ekipit Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
“Agjenda evropiane tashmë është në rrugë të mbarë, dhe na takon neve, që në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë ta shtyjmë këtë agjendë edhe më tutje përpara, e kjo arrihet vetëm me një angazhim dhe përkushtim edhe më të madh”, tha Thaçi.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Thaçi tha se pret rezultate konkrete në të gjitha segmentet që kanë dalë në raporti i Progresit.
“Duhet të rrisim numrin e marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e Bashkimit Evropian, të rajonit si dhe me shtetet e transitit dhe origjinës siç janë Turqia, Afganistani. Ndërsa në aspektin e ri-integrimit na duhet të krijojmë kushte sa më të mira, posaçërisht për rastet e rënda me nevoja të veçanta shëndetësore, por edhe për komunitetet”, tha Thaçi.
Gjithashtu kryeministri kosovar kërkoi siguri më të madhe të dokumenteve në nivel komunal, konkretisht angazhim shtesë të zyrave komunale të gjendjes civile dhe duhet të ngritin sigurinë e objekteve, pajisjeve dhe hapësirave ku veprojnë ata.
“Gjithashtu zyrtarët komunal që janë të angazhuar në këto zyra duhet pa përjashtim ta shfrytëzojnë sistemin e ri të gjendjes civile, përndryshe disa nga këta zyrtarë nuk do të certifikohen dhe atyre zyrave do të ju merret leja e lëshimit të dokumenteve personale”, deklaroi Thaçi.
Ndërsa sa i përket Menaxhimit të Integruar të Kufirit ai tha se ky duhet të jetë prioritet i të gjithëve dhe të trajtohet si i tillë. “Shpresoj që nuk do të ketë mungesë të vullnetit, përkushtimit apo financave për të zbatuar MIK-un në kapacitetin e plotë, ashtu siç edhe është e paraparë me ligje dhe strategjisë në fuqi”, tha kryeministri.
Shefi i qeverisë kosovare foli edhe për negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim me BE-në, që fillojnë të hënën. Ai tha se ky tashmë është motiv shtesë për punë dhe përkushtim edhe me të madh për të gjithë institucionet në Kosovës.
Ndryshe në mbledhjen e kaluar për liberlazimin e vizave Thaçi tha se muajt e ardhshëm janë vendimtarë për heqjen e vizave, duke shpresuar se brenda vitit Kosova do të përfshihet në “Shengenin e bardh”. Ndërsa fjalimi i sotëm nuk le shumë shpresa që liberalizimi i vizave mund të ndodhë shpejt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian”











