E-Diaspora
Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër dënon sulmin në Zelandën e Re
Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën mbi 50 besimtarë myslimanë që po kryenin faljen e xhumasë, dhe rreth 50 të lënduar duke marrur mjekimin në spital.
Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj besimtarëve myslimanë të pafajshëm,duke shprehur bindjen se terrori nuk ka fe e atdhe dhe me ligësinë e tij ai godet pabesisht.
Në këto momente dhimbjeje dhe trishtimi shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave.
Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale.
Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale.
Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër i shpreh edhe një herë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit të Zelandës së Re, si dhe i uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











