Bota
Nga sulmi në Holandë 3 të vdekur, policia kërkon një turk 37-vjeçar
Tre njerëz u vranë nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës, bënë të ditur autoritetet.
Nëntë vetë të tjerë u plagosën në incidentin që, sipas policisë, mund të jetë sulm terrorist.
Policia tha se është në kërkim të një 37-vjeçari turk, i identifikuar si Gokmen Tanis, dhe i paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë larg tij.
Shkollat në Utreht u mbyllën, derisa policia antiterrorizëm po punon në gjetjen e sulmuesit të dyshuar.
“Nuk mund ta përjashtojmë motivin terrorist”, tha koordinatori për antiterrorizëm i Holandës, Pieter-Jaap Aalbersberg.
“Shumëçka është e paqartë tash për tash dhe autoritetet lokale po punojnë për të mbledhur faktet”, shtoi ai.
Aalbersberg po ashtu bëri të ditur se niveli i kërcënimit të terrorizmit në Utreht është rritur në shkallën më të lartë – pesë – për 18 orët e ardhshme, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e anuloi një takim me koalicionin e tij qeveritar, pasi u njoftua për situatën, thanë zyrtarët.
Shërbimet e sigurimit raportohet se i kanë kërkuar Qendrës Mjekësore Universitare të Utrehtit të hapin një repart të veçantë për të ndihmuar në kujdesin për të plagosurit.
Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se disa shërbime të tramvajit po vazhdonjnë në qytet, ndonëse i paralajmëroi udhëtarët që “t’i kenë parasysh vonesat”.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet Nëse popullsia e Zvicrës arrin 9.5 milionë, Këshilli Federal do të detyrohet të frenojë ndjeshëm imigracionin;... -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur














