Tematike
Zvicra do të dëbojë terroristët, edhe në vendet që përdorin torturën
Deputeti Andrea Caroni ka thënë se “me dëbimin e tyre në shtetet torturuese, Zvicra do ta tradhtonte shtetin juridik. “Ne nuk torturojmë dhe ne nuk lejojmë të torturojnë”
Xhihadistët me shtetësi të huaj, të dënuar në Zvicër do të duhej të dëboheshin nga Zvicra në vendet e tyre të prejardhjes, edhe atëherë kur atje i kërcënon tortura ose ndonjë lloj tjetër trajtimi çnjerëzor. Për një veprim të tillë, pas Dhomës Nacionale ka votuar edhe Dhoma e Kantoneve, me një rezultat të ngushtë – 22 për, 18 kundër dhe një abstenim, njofton sda.ch.
Mocioni ka ardhur nga deputeti i CVP-së, Fabio Regazzi ndërsa vendimi është marrë kundër vullnetit të zëdhënëses së komisionit përkatës, Pascale Bruderer nga SP, transmeton albinfo.ch. Ajo ka thënë se është evidente një dilemë rreth trajtimit të terroristëve të dënuar në gjykatat zvicerane. Mbajtja e tyre në Zvicër pas vuajtjes së dënimit, përbën një burim rreziku potencial për popullatën. Por edhe dëbimi i tyre në vendet e prejardhjes, do të ishte shkelje e një të drejte të garantuar me ligjet ndërkombëtare, gjegjësisht e parimit “Refoulement”. Në këtë mënyrë, Zvicra do të shndërrohej vetë në torturues”, ka thënë Bruderer.
Edhe deputeti i FDP-së, Andrea Caroni ka thënë se “me dëbimin e tyre në shtetet torturuese, Zvicra do ta tradhtonte shtetin juridik”, përcjell albinfo.ch. “Ne nuk torturojmë dhe ne nuk lejojmë të torturojnë”, ka thënë Caroni, ndonëse ka thënë se e kupton frustrimin për faktin se dorasit në fjalë nuk mund të dëbohen.
Ndërsa Thomas Minder, deputet i paparti, ka thënë se është absurditet në vete fakti kur një shtet sovran, për të respektuar parimet e të drejtës ndërkombëtare nuk mund ta zbatojë një rast dëbimi. “Ky mosdëbim na kushton miliona dhe veç kësaj, shkakton frustrim dhe moskuptim te populli”.
Ministrja e drejtësisë, Karin Keller-Sutter është përpjekur mëkot të argumentojë se një veprim i tillë bie ndesh me Kushtetutën Federale dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Tash, radhën e ka Këshilli Fedreal që të merret me këtë çështje të ndieshme dhe të vendosë se si do të zbatohet mocioni.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











