Lajme
Trafikohen 40 vepra të artit
Autoritetet e rendit në Tiranë kanë arrestuar dy persona të cilit kishin trafikuar në vendet fqinje dhjetëra ikona dhe piktura me vlerë historike shqiptare
Dhjetëra ikona që i përkasin periudhave të ndryshime historike shqiptare, janë përvetësuar dhe shitur nëpër vendet e ndryshme të Evropës, nga disa matrapazë shqiptarë. Autoritetet e rendit në Tiranë, tashmë kanë arrestuar dy persona, ndërsa rrjeti i trafikantëve mendohet të jetë më i madh.
Sipas medieve shqiptare, të paktën 40 ikona janë shitur nga Gjergji Thimo (55), i cili më herët kishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme “pasaportën e pronësisë” për këto veprave të artit. Këto ikonat Thimo i ka shitur në Itali, ndërsa mendohet se numri i tyre është shumë herë më i lartë.
Përveç Thimos, në pranga është vënë edhe Arben Spaho, ndërsa për akuzën e trafikut të ikonave, ka dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë në skandal.
Policia shqiptare e bastisi shtëpinë e Thimos në Tiranë dhe konfiskoi rreth 1077 objekte të tjera, si afreske, ikona kishtare, murale e piktura bronzi, që i përkasin periudhës së mesjetës. Për të gjithë këto relikte historike, Thimo kishte një arsyeje.
“Tërë jetën ia kam kushtuar koleksionimit të tyre dhe se kamë bërë gjithçka që t’i ruaj nga shkatërrimi”, tha Thimo duke deklaruar në Prokurorinë e Shtetit se është koleksionist.
Prokuroria po heton edhe zyrtarë të Qendrës Kombëtare e Inventarizimit të Veprave të Artit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Thimon të regjistronte veprat e artit, në një kohë që nuk dispononte asnjë dokument për ta, raporton BW.
Sipas Prokurorisë, zyrtarët e kësaj qendre ishin në dijeni se vepra të tilla, si ikona, apo piktura bronzi, ishin pronë e kishave shqiptare dhe nuk mund t’ia bartnin pronësinë një individi. Këto ikona dhe piktura, siç thuhet, janë vjedhur dikur moti nga kisha e Lunxhërisë.
Sipas prokurorisë, është konfirmuar fakti se disa prej ikonave që tashmë ndodhen në duart e personave ende të paidentifikuar, të cilët i kanë blerë nga Thimo.
Në kuadër të hetimeve, ndërkaq janë caktuar tre ekspertë me njohuri të posaçme, në fushën e trashëgimisë kulturore, të cilët do të përcaktojnë nëse ikonat dhe veprat e tjera të sekuestruara, janë ose jo origjinale dhe nëse po, cilës periudhe i përkasin.
Ndryshe, shumë relikte me peshë historike janë “tretur” gjatë ndryshimeve të sistemit qeverisës në Shqipëri. Disa nga to janë gjetur më vonë dhe ruhen nëpër muze, ndërsa shumë janë tretur si “kripa në ujë”. Dy muaj më parë nga një muze në Dibër është vjedhë përkrenarja (kopje) e Skënderbeut e cila ishte situr për skrap.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













