E-Diaspora
Sa shqiptarë të Kosovës jetojnë në Zvicër
Senati Zviceran ka miratuar marrëveshjen për pensionet e kosovarëve, ku një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që kanë punuar në Zvicër do të përfitojnë.
Zvicra ka diasporën më të madhe të shqiptarëve të Kosovës pas Gjermanisë. Në Zvicër jetojnë rreth 112,000 persona me shtetësi kosovare, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, numri i njerëzve që vijnë nga shteti më i ri i Evropës është shumë më i madh.
Sipas një studimi nga Zyra Federale e Statistikave në vitin 2015, gati 250,000 njerëz e shpallën gjuhën shqipe si gjuhë të tyre kryesore, ku shumica prej tyre nga Kosova, përcjell tutje albinfo.ch.
Zvicra ka njohur Republikën e Kosovës më 27 shkurt 2008 dhe themeloi marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore me Kosovën.
Që atëherë, Zvicra dhe Kosova kanë lidhur marrëveshje bilaterale në shumë fusha.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













