Lajme
Shqipëri-Gjermani, vendosen piketat e bashkëpunimit
Shqipëria është vendi më përfitues në botë nga shteti gjerman në raport me numrin e popullsisë. Fondet gjermane kalojnë 1 miliardë dollarë
Autoritetet shqiptare dhe ato gjermane janë marrë vesh për të vazhduar bashkëpunimin ndërshtetëror në disa sektorë, përfshirë energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, trajtimin e ujërave të ndotur dhe me theks të veçantë për menaxhimin e mbetjeve.
Konsultimet ndërqeveritare shqiptaro-gjermane janë mbyllur një ditë më parë në Tiranë, ku u vendosë për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë.
“Gjermania është angazhuar në terma afatgjatë për të mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e saj ekonomik”, thuhet në një komunikatë të ambasadës Gjermane në Tiranë pas përfundimit të bisedimeve që u kryesuan nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, dhe nga Agela Eckert që kryesonte delegacionin zyrtar të Gjermanisë.
Pikë diskutimi mes dy delegacioneve ka qenë dhe ngërçi për realizmin e projektit për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Shqipëri-Kosovë, ku Tirana zyrtare ka siguruar se do të japë mbështetje të plotë për konkretizimin e këtij investimi strategjik, raporton DW.
“Në kuadër të angazhimit tradicional të Gjermanisë në sektorët e energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë, furnizimit me ujë si dhe trajtimit të mbetjeve dhe ujërave të ndotur, mendohet që në të ardhmen të konsolidohet në mënyrë të veçantë bashkëpunimi në sektorin e menaxhimit të mbetjeve”, thuhet në komunikatë.
Asistenca ekonomike dhe teknike e Gjermanisë për Shqipërinë, siç u tha, ka nisur para 25 viteve dhe projektet janë fokusuar në sektorë të ndjeshëm për popullatën, si energjetika, furnizimi me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, arsimi profesional, mbrojtja e mjedisit, turizmi malor etj.
Ndryshe, Shqipëria është vendi më përfitues në botë nga ndihma gjermane në raport me numrin e popullsisë, ku fondet e akorduara direkt nga Gjermania ose në kuadër të BE-se kanë e kaluar kuotën e 1 miliardë dollarëve.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











