Financa
Bankat evropiane që po hetohen për pastrimin e parave
Hetime po zhvillohen në Danimarkë, Estoni, Britani, Francë dhe Amerikë. Amerika është një prej shteteve që nuk e merr lehtësisht çështjen e pastrimit të parave
Skandali i pastrimit të parave që goditi Bankën Danske vitin e kaluar ishte tronditës, shkruan The Economist. Filiali estonez i huadhënësit danez dyshohet se ka kaluar deri në 230 miliardë dollarë fonde nga ish-shtetet sovjetike.
Pasojat tronditëse të kësaj situate, fatkeqësisht duket se kanë ndikuar edhe në banka të tjera evropiane.
Aksionet në Raiffeisen Bank International të Austrisë ranë me më shumë se 12% më 5 mars, pas paraqitjes së një ankese sipas së cilës banka akuzohej për një “neglizhencë të madhe”, ose për shkak të pranimit të fajit në lidhje me rrjedhjen e parave të dyshimta nga Banka Danske. Raiffeisen, nga ana e saj, thotë se është duke hetuar në lidhje me këto akuza, shkruan ‘monitor’.
Raiffeisen është banka e fundit që po hetohet për pastrimin e parave nga skajet lindore të Evropës. Banka Nordea, me bazë në Helsinki dhe Swedbank e Suedisë, janë gjithashtu të përfshira në çështjen e Bankës Danske. Që në momentin kur Swedbank u përfshi në skandalin për pastrimin e parave të Bankës Danske, çmimi i aksioneve të saj ka rënë me 18%, përcjell albinfo.ch.
Disa banka janë të përfshira në një skemë të veçantë të quajtur “Lavanderia Troika”, e cila po heton kryesisht ato banka të përfshira në pastrimin e parave nga skajet lindore të Evropës. Bankat europiane, të dyshuara se kanë qenë të përfshira në pastrimin e parave nga Evropa Lindore, kanë humbur rreth 20 miliardë euro (22.6 miliardë dollarë amerikanë) ose edhe më shumë në vlerën e aksioneve të tyre në tregun e bursës gjatë periudhës së muajve të fundit.
Shumat e parave që kanë kaluar nëpërmjet bankave të tjera nuk janë aq të larta sa ato të kaluara nëpërmjet Bankës Danske. Kështu, për shembull, Banka Nordea ka pastruar rreth 700 milionë euro, ndërsa 5.8 miliardë dollarë amerikanë janë raportuar se kanë lëvizur ndërmjet Swedbank dhe Bankës Danske. Padyshim, investitorët kanë arsye të forta për t’u shqetësuar. Edhe më shumë transaksione të dyshimta ka të ngjarë të zbulohen në ditët në vazhdim. Hetime po zhvillohen në Danimarkë, Estoni, Britani, Francë dhe Amerikë. Amerika është një prej shteteve që nuk e merr lehtësisht çështjen e pastrimit të parave.
Në vitin 2012, ajo gjobiti me 1.9 miliardë dollarë amerikanë Bankën HSBC, pasi kjo e fundit pastroi paratë e drogës në Meksikë. Përveç gjobës, ajo instaloi edhe një sistem monitorimi. Edhe Evropa, nëse do të dojë, mund të bëhet më e ashpër në drejtim të trajtimit të çështjeve si pastrimi i parave. Kërkesat po rriten në drejtim të Bankës Qendrore Evropiane dhe Autoritetit Evropian Bankar, një agjenci e BE-së, se këto duhet t’u japin më shumë kompetenca mbikëqyrësve kombëtarë.
Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur se skandale të tilla kanë pasoja të rënda për këto biznese. Askush nuk mund ta marrë me mend sesa punë i është dashur shefit të përkohshëm të Bankës Danske dhe ekipit të tij për të pastruar emrin e bankës dhe për të qetësuar krijimin e një situate kaotike, të cilat rrallë mund t’i shërbejnë për mirë një biznesi.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa

Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029
- “Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
- 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë
- “She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg Ai pranoi të gjitha akuzat dhe dënimin, duke ju drejtuar kryegjyqtarit në gjermanishten zvicerane: "Gjithçka është... -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët












