Lajme
Zvicra ndihmon demokratizimin e Maqedonisë
Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazzaroto tha se shteti helvetik do ta ndihmojë Maqedoninë edhe gjatë 3 viteve të ardhshme në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit
Federata e Zvicrës do të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar shtetin e Maqedonisë edhe në periudhën e ardhshme tri vjeçare, ndërsa ndihma do të fokusohet në zhvillimin e demokracisë dhe sundimi të ligjit, në shoqërinë civile dhe çështjet parlamentare.
Kështu deklaroi ambasadorin e Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazzaroto gjatë një takimi që ka zhvilluar në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin..
Ambasadori Lazzaroto e informoi Ahmetin për angazhimin e madh zviceran për ta ndihmuar Maqedoninë nëpërmjet të instrumenteve për ndihmesë teknike për periudhën e ardhshme 3 vjeçare.
“Ndihma zvicerane do të përqendrohet në tre fusha kryesore siç është demokracia dhe sundimi i ligjit, shoqëria civile dhe instituti parlamentar. Ndihmat tjera gjithashtu nuk do të mungojnë dhe Zvicra mbetet vend mik i Maqedonisë”, deklaroi Lazzaroto, informon zyra e BDI-së nëpërmjet një komunikate për media.
Kryetari Ahmeti, ndërkaq ka shprehu mirënjohje për këto përpjekje zvicerane duke theksuar interesin e realizimit të përpjekjeve të përbashkëta për të nxitur diasporën shqiptare në Zvicër që të investoj në Maqedoni.
Në këtë mënyrë, siç tha Ahmeti, do të thellohen edhe më tej marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve.
Në veçanti, Ahmeti theksoi që investimet zvicerane janë të mirëpritura në zonat e lira ekonomike në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë.
Ndërza ambasadori zviceran gjithashtu shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi me Bashkimin Demokratik për Integrim si dhe shprehu interesim edhe për disa çështje politike si zgjedhjet presidenciale, çështja e emrit, etj.
Sa i përket çështjes së emrit, Ahmeti përsëriti apelin deri tek komuniteti ndërkombëtar që të na ndihmojnë në ndërmarrjen e hapave të fundit drejt arritjes së qëllimit, anëtarësimit në NATO dhe BE, dhe kjo punë, sipas tij, arrihet vetëm nëpërmjet të zgjidhjes së kontestit me Greqinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën












