Futboll
Problemet e Challenge Ligës në Zvicër, pagat dhe shikueshmëria e ulët
Ka një shikueshmëri prej 1850 tifozëve për ndeshje
Challenge Ligë apo Liga e Parë e Zvicrës mund të bëhet me 20 skuadra profesionale, megjithatë realiteti është ndryshe.
Klubet e mëdha me histori si Servette ose Lausanne apo edhe ato më të vogla Rapperswil-Jona dhe Kriens janë në këtë ligë, shkruan ‘Blick’.
Megjithatë, kjo ligë ka probleme të mëdha. Reduktimi nga 16 në 10 skuadra, gjashtë vjet më parë, nuk solli lehtësime, përcjell albinfo.ch.
Çdo vit tërhiqet një klub vullnetarisht ose bie. Bellinzona (2013), Servette (2015) dhe Biel (2016) ishin të dy të detyruar të largoheshin para kohe për shkak të falimentimit. Le Mont dhe Wohlen u tërhoqën vullnetarisht në futbollin amator.
Kjo nuk është befasi, derisa ka një shikueshmëri prej 1850 tifozëve për ndeshje.
Kriens luan me një buxhet prej më pak se 2 milionë franga dhe lojtarë amatorë për ligën. E njëjta gjë ndodh edhe në Rapperswil-Jona, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjithashtu edhe pagat nuk janë shumë të mëdha, ku janë ndërmjet 2000 dhe 4000 franga.
Ka shumë lojtarë që janë të detyruar për të punuar edhe një punë tjetër, derisa edhe shumë lojtarë tërhiqen me 27 e 28 vjet.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026












