Kosova
Ambasadori i Zvicrës kritikon për numrin e madh të veteranëve
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka kritikuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës, duke thënë se nuk duhet të paguhen nga shteti veteranët e rrejshëm. Ai ka thënë se me ato para duhet të investohet në projekte qenësore për qytetarët.
Në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skënderajt, ambasadori Lebet tha se Kosova ka më së shumti shërbyes civilë se të gjitha vendet e rajonit. Ambasadori theksoi se nuk është normale që Qeveria e tij të financojë projekte të tilla, pasi tha se Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur ato, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se vlera e projektit të ujësjellësit kushton 2.5 për qind të vlerës së ndarë për pensionet e veteranëve. Ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi ka shumë luftëtarë të vërtetë. Prej sot 10 fshatra të komunës së Skenderajt: Çubrel, Klladërnicë, Kopiliq i Epërm, Kopiliq i Poshtëm, Kostërc, Rakinicë, Turiçevc, Tushilë, Vojnikë dhe Kërnicë janë bërë me ujësjellës. I gjithë projekti ka kushtuar 1 milion e 230 mijë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














