Autotech
“Apple”, prezanton shërbimet e reja
Kompania Apple e ka zbuluar shërbimin e ri me përbërje origjinale “Apple TV+” dhe platformën digjitale “Apple TV Channels”, pa e zbuluar koston e tyre duke ia shtuar konkurrencën platformës digjitale Netflix.
Shërbimi “Apple TV+” do të përfshijë projekte origjinale nga emrat e mëdhenj të Hollywoodit, si Steven Spielberg, J.J. Abrams dhe M. Night Shyamalan, si dhe do të lansohet për klientët e kompanisë Apple gjatë kësaj vjeshte. Ky shërbim nuk do të përfshijë reklama, si dhe do të jetë në dispozicion përmes të gjitha pajisjeve Apple, përfshirë këtu edhe disa platforma tjera si, Roku dhe Amazon Fire TV.
Udhëheqësit e Apple nuk kanë bërë të ditur ndonjë çmim të këtyre shërbimeve, si dhe nuk dihet ende nëse ato do të jenë në dispozicion edhe për pajisjet me Android. Përveç shërbimit “Apple TV+”, në muajin maj, kompania gjigante Apple do të lansoi edhe platformën digjitale “Apple TV Channels”, e cila u mundëson përdoruesve të abonohen në mënyrë individuale, përcjell albinfo.ch
Në platformën “Apple TV Channels”, në dispozicionin e shikuesve do të jenë të gjitha projektet e kanaleve HBO, Showtime, Starz dhe të tjerë.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër Të paktën 2.000 persona aktualisht janë të detyruar të qëndrojnë në shtrat për shkak të simptomave... -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri?












