Lajme
Kosova vendi më i ndotur në Evropë
Banorët që jetojnë rreth komunës së Obliqit janë të atakuar nga sëmundjet e aspiratore për shkak të ndotjeve që vijnë nga termocentralet e energjisë, shkruan “Guardian”.
Republika e Kosovës është vendi më i ndotur në Evropë, pavarësisht se nuk ka teknologji të rëndë prodhuese, ndërsa ndotësi më i madh regjional vazhdon të mbeten termocentrali që gjenden në Obliq afër Prishtinës. Banorët e kësaj zone, janë të atakuar nga sëmundjet pulmonare për shkak të ndotjeve.
Kështu të paktën e përshkruan Kosovën gazeta britanike “Guardian” e cila ka bërë reportazh me banorët e Obiliqit.
“Nuk ka qenë e lehtë që të gjendet balancë në mes të nevojës urgjente të Kosovës për të siguruar energji, dhe të efekteve helmuese të linjitit, të burimeve të saj që janë në dispozicion në natyrë. Kosova zë vendin e pestë sa i përket rezervave me linjit, nga e cila prodhohet 97 për qind e energjisë”, citon KTV gazetën “Guardian”.
Sipas këtij raporti, rezervat e thëngjillit llogariten rreth 1 trilion dollarë, dhe në nivelet aktuale të konsumit mund të furnizojë edhe për të paktën për 1 mijë e 500 vjetët e ardhshme Kosovën me energji elektrike.
“Përkundër kësaj, Kosova akoma ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka nivele jashtëzakonisht të varfra të energjisë“, shkruan Guardian.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters i ka thënë gazetës ka thënë se Kosova ka vështirësi dhe komplikime sa i përket nevojë për energji.
Njërin nga standardet më të vështira për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mbrojtjen e ambientit. Mirëpo, deri më tani është thanë se Kosova gjendet në zonën e rrezikshmërisë për nga ndotja e ambientit. Ajri konsiderohet relativisht i ndotur, lumenjtë të degraduar nga bizneset ilegale, fushat të gjelbra të dëmtuara dhe deponitë e mbeturinash të vendosura në vende të ndryshe.
Qytetarët e Kosovës, ndërkaq dallohen nga të gjitha popujt tjerë ballkanik për mirëmbajtjen e shtëpive dhe oborreve të tyre. Por, në momentin që ata mbyllin derën dhe dalin në rrugë, gjithçka që i rrethon e konsiderojnë si të huajën edhe nuk kujdesën për të.
Kështu ishte konstatimi i ekspertëve ndërkombëtarë që kanë punuar apo jetuar në Kosovë gjatë dekadës së fundit.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












