Maqedonia
Maqedonia, me burgjet më të stërngarkuara
Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane, të cilat kanë në burgje më shumë të burgosur se sa vende të planifikuara, thotë Këshilli Evropës.
Në 100 vende të planifikuara të burg, janë vendosur së paku 122 të burgosur, vijon Rumania me 120, Franca me 116, Italia me 115, Moldavia me 113, Serbia me 109, Portugalia me 105, Çekia 105, për 100 vende të parapara, shkruan “Alsat”.
Sipas raportit të Këshillit të Evropës për statistikën vjetore të dënimeve, edhe katër vende janë në listën e stërmbushjes së burgjeve me më shumë të burgosur se sa vende janë planifikuar, edhe atë Greqia me 101, Austria me 100,7, Sllovenia me 100,5 dhe Danimarka me 100,5, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, në Maqedoni numër më i madh i të burgosurve gjenden në burgun e Idrizovës, me gjithsej 1134 të burgosur, ndërsa në burgun hetues të Shutkës janë 108 veta të dënuar dhe 270 persona në paraburgim.
Megjithatë në Maqedoni ka rënë numri i të burgosurve në krahasim me vitin e kaluar për 9,7%, ndërsa zvogëlimi më i madh i numrit të të burgosurve është në Rumani me 16%.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret e 20 Minuten Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 40 gradë Celsius kërcënojnë Zvicrën Nga e enjtja deri në fundjavë, priten temperatura rekord. Kjo do të thotë se do të... -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret e 20 Minuten -
Bëhen 10 vjet nga fluturimi historik i avionit diellor zviceran rreth botës -
Mijëra njerëz dalin në rrugët e Bernës në mbështetje të komunitetit queer -
Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër












