Kosova
Danimarka do të marrë me qira burgje në Kosovë për t`i mbajtur refugjatët “e vet”
Ministri i drejtësisë, Hækkerup thotë se është i sigurt se marrëveshja do ta përballojë shqyrtim nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Danimarka dëshiron të ulë “në zero” numrin e azilkërkuesve. Për këtë arsye, vendi skandinav po shtrëngon politikën e azilit. Të burgosurit që janë në pritje të deportimit, mund të ndodhë që së shpejti të presin kthimin në vendin e tyre të prejardhjes, duke qëndruar në ndonjë burg në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Tani vendi i Evropës veriore synon të lidhë një marrëveshje me Kosovën në mënyrë që rreth 300 të burgosur danezë (azilkërkues, në burgjet për deportim) të mund të vuajnë dënimin me burg atje, shkruan Spiegel.de.
Ministri i Drejtësisë Nick Hækkerup është shprehur të mërkurën në mbrëmje se qeveria daneze është gati të nënshkruajë një marrëveshje të mërkurën në mbrëmje pas negociatave me palët e tjera. Përveç kësaj, kapacitetet në burgjet daneze duhet të zgjerohen. Ministri ka thënë më tutje se për periudhën deri në vitin 2025 nevojiten 1000 vende shtesë.
Të paraburgosurit nga vendet e treta, të cilët mbahen në burg për dëbim, do të akomodohen në Kosovë. Aty do të zbatohen të njëjtat rregulla si në burgjet daneze, transmeton albinfo.ch.
Agjencia daneze e lajmeve Ritzau raporton se Hækkerup është i sigurt se marrëveshja do ta përballojë shqyrtim nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ajo duhet të zbatohet nga viti 2022 deri në 2025.
Norvegjia pati nënshkruar një marrëveshje të tillë me Holandën në vitin 2015, e cila përfundoi në 2018.
Rregullorja e re do të prekë njerëzit që duhet të dëbohen – por aktualisht nuk mund të dëbohen për shkak të situatës në vendin e tyre, përcjell albinfo.ch. Një shembull i një vendi të tillë është Siria.
Danimarka është vendi i parë në Evropë që u ka hequr lejet e qëndrimit refugjatëve nga Siria. Megjithatë, për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike, dëbimet në fakt nuk janë të mundshme.
Në verë, parlamenti danez ka miratuar gjithashtu një ligj që lejon vendin të dëbojë azilkërkuesit në vendet jashtë Bashkimit Evropian pa ndjekur asnjë procedurë.
E-Diaspora
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin...
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët për punë përballen me kostot më të larta të transportit publik në Zvicër Çmimet e biletave të transportit publik për të rriturit në Zvicër janë rreth mesatares evropiane, sipas...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih