Lajme

Francë: Rreth 1,000 vdekje të regjistruara nga vapa e madhe

Franca ka regjistruar një numër mbi mesataren të vdekjeve për shkak të nxehtësisë javën e kaluar. Rreth 1,000 njerëz kanë vdekur ng kjo, njoftoi Agjencia e Shëndetit Publik, duke paralajmëruar se vdekshmëria aktuale mbi mesatren e zakonshme mund të jetë edhe më e lartë, transmeton albinfo.ch.

Gjatë valës më shkatërruese të nxehtësisë deri më sot, që kishte ndodhur në vitin 2003, ishin regjistruar rreth 15,000 vdekje shtesë, shkruan srf.ch.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez deklaroi se Franca ishte e përgatitur mirë për valën e nxehtësisë, anëtarët e parlamentit dyshojnë në këtë. Partia e Gjelbër kërkoi që të sqarohet përgjegjësia politike.