Lajme
Gjermania: 2 milionë euro për veriun e Kosovës
Fondi nga Gjermania synon zhvillimin e veriut të Kosovës, fuqizimin e shoqërisë civile dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Për shkak të zhvillimeve politike përgjatë 14 viteve, ka qenë e pamundur shtrirja e kontributit të qeverisë gjermane edhe në komunat veriore të Kosovës.
Por, me zgjedhjet komunale të 3 nëntorit të mbajtura për herë të parë edhe në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të veriut, qeveria gjermane shpreson në ndryshimin e rrethanave të cilat do të mundësojnë përfshirjen e veriut në kuadër të bashkëpunimit zhvillimor.
Në këtë frymë, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme që në tetor ka bërë zotimin e dy milion eurove për projekte zhvillimore në veri të Kosovës si dhe përkrahjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë për DW-në Matthias Kiesler, i ngarkuar i Përkohshëm me Punë në Ambasadën Gjermane, në Prishtinë.
“Njerëzit në veri kanë nevojë për perspektiva të qarta, posaçërisht në fushën ekonomike. Ndaj jemi të bindur se projektet kuptimplota të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve në veri, mund të kontribuojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thotë z.Kiseler, sipas të cilit, qeveria gjermane dëshiron të dërgoj sinjal që mbështetja e veriut mund të kontribuojë në forcimin e strukturave të legjitimuara në mënyrë demokratike si dhe në forcimin e shoqërisë civile.
Qeveria Federale e Gjermanisë që nga paslufta ka mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës me mbi 420 milionë euro, në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme. Ndërsa, në kuadër të bashkëpunimit bilateral, kjo qeveri është zotuar për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 2 milionë eurosh për veriun e Kosovës për cfarë do të diskutohet në negociatat ndërqeveritare të radhës, thonë për DW-në nga Zyra për Informim e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Kosovës.
Republika Federale e Gjermanise me mbi 420 milionë euro në projekte të implementuara prej vitit 1999 nëpërmjet Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombtar(GIZ) dhe Bankës për Rindërtim (KfW), është donatori i tretë më i madh në Kosovë, pas SHBA-ve dhe BE-së.
Ndërsa, me 2 milionë eurot e vëna në dispozicion nga qeveria gjermane, synohet zhvillimi i veriut të Kosovës dhe përkrahja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Fondi do të menaxhohet nga Ambasada Gjermane së bashku me partnerët implementues në Kosovë, ndërsa zbatimi është planifikuar të fillojë kah mesi i vitit të ardhshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën











