Integrimi
Polici, (ar)miku dhe ndihmëtari yt!
Të rinj me prejardhjetë huaj në ankesat e bëra në podium thonë: “Ne kontrollohemi deri në gjashtë herë në ditë nga policia. Ndjehemi të diskriminuar"
“Policia – miku dhe ndihmëtari yt”, është një formulim shumë i njohur në gjithë regjionin gjermanofon që synon të nënvizojë vendin që policët kanë në sigurinë e jetës së secilit prej nesh. Por, një debat i zhvilluar në një qark problematik të qytetit të Cyrihut (3 dhe 4) i ka ndryshuar dedikimin këtij formulimi, duke e bërë “Policia – armiku dhe ndihmëtari yt”.
Pjesëmarrësit në debat, të rinj me prejardhje të huaj që banojnë në qarqet e përmendura të qytetit, pastaj përfaqësues të policisë dhe të komunës, kanë trajtuar problemin e maltretimit që pësojnë të rinjtë e përmendur nga “miqtë” e tyre policë. Ata bëjnë fjalë për kontrollime të përditshme nga policia, veçanërisht në lagjen famëkeqe “langstrasse” që bën pjesë në njërin nga qarqet në fjalë.
Ankesat e të rinjve të bëra në podium vijnë në mënyrë të befasishme. “Ne kontrollohemi deri në gjashtë herë në ditë nga policia. Ndjehemi të diskriminuar. Madje edhe nëna ime më thotë se `nuk të kontrollojnë ata pa bazë`por në fakt është pikërisht kështu. Na kontrollojnë fare pa ju dhënë shkas”, thonë ata për radion srf. Raport nga debati ka publikuar edhe gazeta Tages Anzeiger.
Debati publik është mbajtur të martën mbrëma në qendrën e rinisë afër stacionit hekurudhor në Wiedikon të Cyrihut. Përveç të rinjve aty është përgjegjësi i Cyrihut për punë policore, Richard Wolf, shefi i policisë së qarkut, Andreas Wenzin dhe një punëtor social që merret me rininë, Raphael Jakob. Ky i fundit i konfirmon ankesat e të rinjve.
Ai ka parë vetë se si ata u nënshtrohen kontrollimeve dhe maltretimeve të panevojshme. Jakob e kupton mjaft mirë se si të rinjtë që vijnë për të kaluar kohën e lirë në qendrën ku punon ai, ndjehen si kriminelë, kur policia pa asnjë bazë ua kërkon dokumentet e identifikimit dhe ua dërgon emrat në centralë. Ai thotë se janë para së gjithash tinejxherët me prejardhje të huaj ata që ndalohen nga policia.
Dy të rinjtë që morën pjesë në debat flasin sinqerisht për të gjitha këto. Madje njëri prej tyre e pranon se ka qenë i përfshirë ndonjëherë edhe në rrahje të ndryshme. Por, pavarësisht nga kjo, ai nuk sheh ndonjë arse përse të ndalohet kaq shpesh nga policët.
Njëri prej tyre tregon se gjatë njërit ndër kontrollimet e bëra nga policia e ka pyetur atë: “përse e kontrollon kur edhe ai jeton dhe punon në këtë shtet”, përgjigja nga polici ka qenë: “Një i tillë si ti, nuk punon për këtë shtet”.
Përgjegjësi për polici në Cyrih, Richard Wolf është ndjerë i tronditur nga akuzat. Golf, i cili vjen nga “Alternative Liste”, një grupim liberal, është i njohur për qëndrimet e tij shumë liberale në lidhje me policinë. Ai ka kërkuar kohë më parë që në polici të pranohen edhe të huaj, njerëz pa shtetësinë zvicerane, përfshirë edhe afrikanë, me qëllim shtimin e efikasitetit të policisë. Propozimet e tij janë pritur kryesisht me refuzim nga autoritetet policore.
Nga ana tjetër shefi i policisë së qarku 4 Andreas Venzin është angazhuar dhe zotuar për një përmirësim të situatës së tanishme. Debati i hapur, sipas tij e ka dhënë një shtytje në atë drejtim.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













