Shkurt.ch
Parlamenti, masa mbrojtëse shtesë për viktimat e pedofilisë
Pedofilët që tashmë kanë marrë dënimin, edhe së paku dhjetë vite pas vuajtjes së tij nuk do të kenë të drejtë të punojnë me fëmijë
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar ligjin i cili mundëson mbrojtje më të mirë ë fëmijëve nga pedofilët. Ligji u ofron gjykatave më shumë hapësirë të lirë për këtë qëllim, në krahasim me iniciativën popullore për mbrojtje nga pedofilia.
Me këtë veprim, dhoma në fjalë ka dhënë në njëfarë mënyre kundërpropozimin e saj indirekt ndaj iniciativës për pedofilinë.
Sipas ligjit të miratuar sot, pedofilët që tashmë kanë marrë dënimin, edhe së paku dhjetë vite pas vuajtjes së tij nuk do të kenë të drejtë të punojnë me fëmijë. Veç kësaj ndalese për personat në fjalë do të ketë edhe ndalesa për kontakte dhe për frekuentim në rajone të caktuara. Ndërsa nga ana tjetër, iniciativa kërkonte që ndalesa e ushtrimit të profesionit që ka të bëjë me fëmijë për një pedofil të dënuar të vlente gjatë gjithë jetës.
Ekspertët e lëndës mendojnë se ndalesa e përjetshme është problematike nga ana e të drejtës. Ndërsa propozimi i qeverisë ka qenë që ndalimi i profesionit për pedofilët të shtrihet edhe në punët jashtë profesionit të tyre primar. Po ashtu ekzekutivi kishte propozuar dy forma të ashpra të ndalimit të ushtrimit të profesionit për personat që kanë kryer delikte ndaj të miturve ose personave të lëndueshëm.
Për iniciativën e përmendur do të votohet vitin e ardhshëm ndërsa ligji i miratuar nga parlamenti do ë hyjë në fuqi më shpejtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











