Bota
Debati zgjedhor në Ukrainë do të mbahet në stadium
Kandidati presidencial dhe komediani ukrainas, Volodimir Zelenskiy, publikoi një video në stilin e serialit të tij të njohur televiziv, duke e sfiduar Petro Poroshenkon për të marrë pjesë në debatet zgjedhore. Në video, ai kalon nëpër Kompleksin Kombëtar të Sporteve, ‘Olimpiyskiy’.
Zelenskiy, i cili fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i kërkoi Poroshenkos të mbajë debat në stadiumin e kapacitetit prej 65,000 spektatorësh.
E, Poroshenkos ia dha 24 orë për t’u përgjigjur. Pasi u publikua në Facebook, videoja grumbulloi rreth 40,000 pëlqime dhe 52,000 shpërndarje. Përgjigja nga Poroshenko erdhi shpejt.
“Duke qenë president dhe komandant i ushtrisë, do të thotë se bartni përgjegjësinë për njerëzit dhe vendin. Kjo përgjegjësi është brenda Ukrainës dhe në arenën ndërkombëtare. Debatet nuk mbahen për hir të një spektakli në stadium. Por, në qoftë se ju dëshironi që debati të mbahet në stadium, atëherë le të jetë ashtu”, tha Poroshenko. Përndryshe, rundi përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 21 prill.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














