Shkurt.ch
Qyteti i Bernës ua njeh të huajve të drejtën për mocion
Si kusht për të qenë pjesë e mocionit, është leja e qëndrimit B, C ose F, mosha madhore dhe banimi prej së paku tre muajsh në Bernë
Ekzekutivi i qytetit të Bernës ka shpallur qëndrimin i cili do t`u mundësonte të huajve që të ushtrojnë të drejtën e mocionit. Nëse kjo e drejtë jetësohet, atëherë të huajt, pasi të grumbullojnë së paku 400 nënshkrime mund të ngrenë një çështje të caktuar në mocion që do t`i drejtohet institucioneve përkatëse.
Si kusht për një të huaj për të qenë pjesë e mocionit, është që ai të ketë lejen e qëndrimit B, C ose F, të jetë në moshën madhore dhe të jetë duke jetuar së paku tre muaj në Bernë. Mocioni duhet të jetë i bazuar dhe të ketë një objekt konkret shqyrtimi, për të cilin është përgjegjëse qeveria e Bernës ose populli me të drejtë vote.
Me këtë propozim, qeveria lokale e Bernës e vë në zbatim një mocion të bërë nga fraksioni SP/JUSO dhe GB/JA.
Një rregullim i tillë, që u mundëson të huajve të shprehin shqetësimet e tyre ndaj institucioneve, funksionon që nga viti 2008 në komunën Burgdorf të kantonit të Bernës, shkruan srf.ch. në këtë qytet që është tetë herë më i vogël se Berna, mjaftojnë 30 nënshkrime për ta bërë një mocion të tillë. Por, të huajt e Brgdrorfit deri më tash nuk e kanë ushtruar asnjëherë këtë të drejtë të tyre.
Ndërkaq, në qytetin e Bernës njihet e drejta e mocionit të të rinjve. Mjaftojnë nënshkrimet e 40 të rinjve (që nuk kanë plotësuar moshën madhore) për të iniciuar një mocion. Nga viti 2003 kur është lejuar ky instrument demokratik, në Bernë janë bërë gjithsej katër mocione të të rinjve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












