Futboll
Lenjani, i gatshëm të kthehet te Kombëtarja shqiptare
Një nga futbollistët shqiptar më në formë në Zvicër është Ermir Lenjani. Ai aktivizohet te Sioni.
Në ndeshjen e fundit realizoi dy gola mjaft të bukur, duke treguar për formën e mirë, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, ai u bë protagonist në muajin mars, kur refuzoi të luajë për Kombëtaren shqiptare, derisa Christian Panucci të jetë trajner i kuqezinjve.
“Unë luaj aty ku më vendos trajneri. Por është e vërtetë, që tani po luaj pak më i avancuar”, deklaroi futbollisti shqiptar, i cili në Sion po luan si sulmues krahu.
Gjithsesi ai nuk harron Kombëtaren shqiptare. “Mes meje dhe Panuccit është thënë gjithçka. Nuk kam asgjë për të shtuar. Lumturohem sa herë që më thërrasin në Kombëtare. Jam krenar që luaj për vendin tim”, shtoi tutje Lenjani.
29-vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me pesë gola, tre më pak se futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










