Bota
Arrestohet ‘kandidatja’ e Miss Hitler
Një grua e re, e cila tha se është kandidate për Miss Hitler, është arrestuar për fotografitë e publikuara përballë një flamuri nazist, njofton policia në Birmingham.
Alice Cutter, 22 vjeçare, e fotografoi veten përballë një flamuri të Gjermanisë naziste, dhe publikisht shprehu mbështetjen për organizatën e ekstremit të djathtë të quajtur Aksioni Kombëtar, transmeton Express, përcjellë albinfo.ch.
Sipas policisë, është arrestuar edhe i fejuari i saj, Mark Jones, 24 vjeçar, i cili gjithashtu në rrjete sociale kishte shprehur simpati për nazistët.
Madje, Jones i janë gjetur fotografi të kampeve të përqendrimit të çifutëve, të cilat i kishte shkrepur gjatë vizitës së tij në Gjermani.
Ai është arrestuar për shkak se kishte publikuar fotografi me përshëndetje naziste.
Përndryshe në Britani ideologjia naziste është e ndaluar, dhe kushdo që shpreh mbështetje ose bën veprime mbështetëse, thyen ligjin.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













