Futboll
Sadiku tregon kë ofendoi pas super golit ndaj Baselit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka shënuar një super gol ndaj Baselit, në takimin që përfundoi 1:1.
Sadiku hyri në lojën në pjesën e dytë për Luganon dhe realizoi në minutën e 67-të. Edhe pse shënoi një super gol, ai shau në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, pas ndeshjes ka thënë se është i lumtur për golin, por i vjen që nuk fituan në një takim të vështirë.
“Unë kështu jam, në momente të tilla tregoi inatin i shava pak të gjithë në shqip. Shava trajnerin, gazetarët, kur them të gjithë, të gjithë”, deklaroi Sadiku pas ndeshjes.
Ai shtoi se pret më shumë nga vetja e tij, përcjell tutje albinfo.ch.
Trajneri i Luganos, Fabio Celestini, është munduar të zbutë këtë moment. “Nuk e di nëse ishte për mua. Nëse po, ai duhet të sqarohet. Unë bëj zgjedhjet e mia. Disa luajnë nga fillimi, disa jo”, theksoi Celestini. Atij i erdhi mirë për golin e Sadikut, por keq që nuk fituan.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













