Shkurt.ch
Nxënësit zviceranë, më të mirët në Evropë për matematikë
Ndërsa në konkurrence të vendeve të OECD-së, nxënësve të Zvicrës në lëndën e matematikës ua kalojnë vetëm ata nga Koreja e Jugut dhe nga Japonia
Në testin më të ri të Pisa-s, në të cilin testohen njohuritë shkollore nga lëndë të ndryshme, nxënësit zviceranë kanë arritur rezultate kulminante, sidomos në matematike. Ata janë zgjedhur më të mirët në nivel të shteteve të Evropës, sa u përket njohurive nga matematika. Vetëm moshatarët e tyre të Principatës së Lihtenshtajnit, (që në shumë fusha funksionon si një vazhdimësi e shtetit zviceran) janë për një nuancë më të mirë. Ndërsa në nivel botëror vendet e para janë rezervuar për nxënësit e Singaporit, Koresë dhe Japonisë.
Nxënësit zviceranë kanë bërë përparime edhe në disiplinën e leximit, krahasuar me testin e fundit, të realizuar para tri vitesh. Me mesataren prej 509 pikësh, Zvicra, ashtu sikurse edhe para tri vitesh, hyn në mesin e 12 shteteve në të suksesshme të OECD-së.
Studimi i Pisa-s është realizuar në vitin 2012 por rezultatet e tij janë publikuar të martën, më 3 dhjetor. Është arritur një përmirësim i lehtë në krahasim me tri vite më parë në disiplinën e leximit. Ai, sipas kryetarit të konferencës së drejtorëve të arsimit të Zvicrës, Christoph Eymann shpjegohet me ardhjen në rritje të migrantëve me kualifikime të larta në Zvicër viteve të fundit.
Në studimin e parë të Pisa-s të bërë në vitin 2000, nxënësit zviceranë qenë ndarë relativisht keq sa i përket kompetencës së tyre për lexim. Ky rezultat kishte shtyrë autoritetet e arsimit që të ndërmarrin një varg masash dhe programesh stimuluese për përmirësimin e gjendjes. Dhe këto programe, bashkë me ndryshimin e strukturës së gjeneratës së parë të migrantëve kanë ndikuar që rezultatet në lexim të përmirësoheshin.
Ndërsa, sa i përket matematikës, nxënësit zviceranë të moshës 15 vjeçare, në testin më të ri kanë dalë shumë më të mirë se mesatarja e vendeve të OECD-së, shkruan rsf.ch. Nëse kjo mesatare është 494 pikë, mesatarja e nxënësve të Zvicrës është 531 pikë. Ndonëse në krahasim me testin e para ri viteve, kur kishin tubuar 534 pikë, është shënuar një rënie simbolike, nxënësve të Zvicrës në lëndën e matematikës ua kalojnë vetëm ata nga Koreja e Jugut dhe nga Japonia.
Në shkencat natyrore, nxënësit nga Zvicra, me 515 pikë, po ashtu kanë shënuar një rënie të vogël në krahasim me vitin 2009, por edhe me këtë rezultat ata hyjnë në mesin e 12 më të mirëve nga 34 shtetet anëtare të OECD-së.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër Edhe pse rastet e kancerit po rriten, specialisti zviceran i onkologjisë, Roger von Moos, shprehet optimist:... -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë













