Kosova
Sa viza ka lëshuar ambasada gjermane në Prishtinë
Sipas statistikave për trajtim jashtë institucioneve publikë shëndetësore kosovare kanë aplikuar 344 qytetarë
Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kërkojnë vizë gjermane. Disa për të punuar, disa për bashkim familjar dhe disa për t’u shëruar.
Vetëm për vitin që e lamë pas, sipas disa statistikave që Ambasada Gjermane i ka dhënë “Expressit” janë lëshuar 38 mijë viza gjermane, përfshirë këtu edhe personat që kanë pasur nevojë për shërim jashtë Kosovës.
“Ambasada Gjermane në Prishtinë në vitin 2018 ka lëshuar rreth 38.000 mijë viza. Këtu përfshihen vizat për qëndrime afatshkurtëra (të ashtuquajturat viza Schengen për turizëm, udhëtime afariste, etj.), sikurse edhe për qëndrime afatgjata (punësim, studime, bashkim familjar etj.). Për vitin 2019 parashihet që shifrat të sillen rreth nivelit të periudhës krahasuese me vitet paraprake”, thuhet në përgjigjen e ambasadës, përcjell albinfo.ch.
Por, janë edhe qindra kosovarë të tjerë të cilët vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, kanë kërkuar vizë në ambasadat e huaja në Kosovë. Të gjithë këta janë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje, shërimin e së cilës fatkeqësisht nuk po mund ta gjejnë në Kosovë.
Sipas të dhënave që zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë i kanë dhënë Gazetës Express, në janar, shkuar e mars, të këtij viti për trajtim jashtë institucioneve publikë shëndetësore kosovare kanë aplikuar 344 qytetarë.
Sëmundjet për të cilat po kërkohet shërim janë nga fusha e Oftamologjisë, Ortopedisë dhe Pediatrisë.
Por gjithë këto raste, pritet që t’i kushtojnë buxhetit të shtetit hiç më pak se 2 milionë e gjysmë euro. Ndërkohë që vendet ku kosovarët po shkojnë, po del të jenë shtetet fqinje.
“Për tre muaj janë zotuar rreth 2.5 milionë euro për trajtimin e qytetarëve të cilët kanë kërkuar shërim jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore. Përveç Kosovës, prijnë Maqedonia, Shqipëria dhe Turqia”, kanë deklaruar nga Divizioni për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë.
Pavarësisht kësaj, gjatë gjithë vitit të kaluar për shërim jashtë Kosovës kanë aplikuar 1 mijë e 432 persona me buxhet të shpenzuar me rreth 9 milionë euro.
Sidoqoftë, mos përfshirja e Kosovës në kuadër të zonës së lëvizjes së lirë, pa viza, po u kushton shumë qytetarëve, të cilët për nevoja të ndryshme duan të nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sfida më e madhe mbetet për pacientët të cilët nuk mund të marrin shërbimet shëndetësore brenda Kosovës dhe vihen në kërkim të shërimit jashtë vendit. Por, sfidë më vete, mbetet edhe pajisja e tyre me vizë.
Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për kosovarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













