Tematike
Problemi me banesat e lira në Zvicër: Ato janë në vende “të gabuara”
Nëse fakti se në Zvicër ka kaq shumë banesa të lira, 72.300 të tilla, është një lajm i mirë, atëherë lajmi i keq është ai se këto banesa ndodhen në vende “të gabuara”
Kurrë më parë në Zvicër nuk ka pasur kaq shumë banesa të lira. Janë 72300 sosh! Kjo shifër është pothuaj dyfish më e lartë se ajo e para 10 viteve, kur ishin 37.400 banesa pa banues. Këto shifra dalin nga monitorimi më i ri për patundshmëritë, i realizuar nga Wüest Partner, shkruan 20minuten.ch.
Ekspertët thonë se ky trend është duke vazhduar, transmeton albinfo.ch. Kështu, duke qenë se në këtë vit janë duke u ndërtuar 53.000 banesa të reja, është fare lehtë e mundshme që gjatë këtij viti, shifra e banesave të zbrazëta të ngjitet në më shumë se 80.000.
Por, nëse fakti se në Zvicër ka kaq shumë banesa të lira është një lajm i mirë, atëherë lajmi i keq është ai se këto banesa ndodhen në vende “të gabuara”. Me fjalë tjera, ata që kërkojnë banesa në Cyrih ose në Gjenevë apo edhe në disa lokalitete tjera, do të përballen me vështirësi pothuaj të pakalueshme.
Kështu, në Vernier të Gjenevës, fjala vjen, aktualisht janë të lira vetëm 0.1% të banesave ose gjithsej 9 sish! Akoma më drastike është gjendja në qytezën Horw të Kantonit të Lucernit. Këtu, përqindja e banesave “të lira” është 0.0%, që i bie se tash për tash nuk është asnjë e tillë, transmeton albinfo.ch. Në Cyrih, vetëm 0.2% të banesave ose diku mbi 400 sish janë në dispozicion për t`u marrë me qira.
Nga ana tjetër, rekordin për numrin e banesave të lira e mban qyteza Oftringen në Kantonin Aargau, ku 10 për qind të të gjitha banesave janë te lira, pra pa banues. Në vendin e dytë në këtë listë të palakmueshme e ka qyteti Le Locle në Kantonin Neuchatel, ku përqindja e banesave të zbrazëta është 7.9%. E ngjashme është situata edhe në Lyss të Kantonit të Bernës, ku 7.7% ose gjithsej 355 banesa presin banorët e tyre të rinj.
Por ku qëndron probemi për këto qytete a vendbanime që kanë kaq shumë banesa të pabanuara? A janë “jo atraktive” fshatrat ose vendbanimet jashtë qendrave të mëdha, ku ngelen kaq shumë banesa të lira? Ekspertët thonë se fshatrat vazhdojnë të jenë atraktive por vetëm për ata që duan të ndërtojnë shtëpi private dhe jo për ata që marrin banesa me qira. Për këtë arsye ata që preferojnë shtëpinë para banesës (apartamentit) e marrin në konsideratë edhe rrrugën e gjatë deri në qytet që duhet ta bëjnë përditë nga shtëpia e tyre në fshat ose periferi.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













