Shkurt.ch
Zvicra shqyrton “Eurosur”-in për mbrojtjen e kufijve të Shengenit
Pasi që Zvicra nuk ka kufij të jashtëm të Zonës Schengen, ajo do të marrë vetëm informata në formë të fotografimit të gjendjes nga vëzhgimi i kufijve
Zvicra do të duhej të pranojë rregullimin e ri të adoptuar së fundi nga BE-ja lidhur me sistemin e mbikëqyrjes së kufijve, “Eurosur”. Ky sistem rregullon këmbimin e informatave dhe koordinimin e mbikëqyrjes së kufijve të jashtë, të vendeve të zonës Schengen. Duke qenë se edhe Zvicra bën pjesë në këtë zonë, Këshilli Federal ka treguar gatishmëri për të filluar konsultimet që ky sistem të aplikohet edhe në Zvicër. Ajo që dëshirohet të arrihet me këtë aplikim është përmirësimi i aftësisë për reagim të autoriteteve të mbrojtjes së kufijve, ka deklaruar Këshilli Federal.
Eurosur mbështet shtetet e Schengenit për të krijuar një tablo më gjithëpërfshirëse mbi gjendjen në kufijtë e jashtëm të zonës, njofton srf.ch.
Në fokus të vëzhgimit do të ishin zbulimi, luftimi dhe parandalimi i migrimit ilegal dhe kriminalitetit ndërkufitar. Veç kësaj, Eurosur duhet të japë kontribut edhe në mbrojtjen dhe shpëtimin e migrantëve në nevojë.
Duke qenë se Zvicra nuk ka kufij të jashtëm në kuptimin me të cilin merret sistemi Eurosur, ajo do të marrë vetëm informata në formë të fotografimit të gjendjes nga vëzhgimi i kufijve të jashtëm. Nga ana tjetër, Zvicra nuk merr detyrime për të dërguar pamje të gjendjes në kufij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












