Shkurt.ch
Nuk ka referendum për marrëveshjen e tregtisë me Kinën
109 vota kanë qenë kundër, 52 pro dhe 21 abstenime. Për referendum, përveç të majtës kanë votuar edhe një pjesë e fraksionit të SVP/UDC-së
Nuk do të ketë referendum kundër marrëveshjes për tregti te lirë në mes të Zvicrës dhe Kinës. Kështu ka vendosur me shumicë votash Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, duke e ndjekur rekomandimin e qeverisë së vendit. Në këtë mënyrë kjo dhomë ka hedhur pishtë kërkesën që marrëveshja të parashohë edhe mundësinë e referendumit fakultativ.
109 vota kanë qenë kundër, vetëm 52 pro dhe 21 abstenime lidhur me këtë kërkesë. Për referendum, përveç shumicës së të majtës, kësaj here kanë votuar edhe një pjesë e fraksionit të SVP/UDC-së.
Sipas deputetes së SP/PS, Jacqueline Fehr, pasi që marrëveshja, nga politika e djathtë është vlerësuar si një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, përse ajo të mos i nënshtrohet referendumit?
Ndërsa ministri i ekonomisë Johann Schneider-Ammann është përgjigjur se marrëveshja nuk përmban përcaktime kontestuese me peshë dhe për këtë arsye nuk është paraparë mundësia e referendumit.
Në këtë mënyrë, në sesionin e mbajtur në mbrëmjen e të hënës, Dhoma Nacionale e ka hedhur poshtë në mënyrë bindëse detyrimin e Qeverisë për negociata te reja me Kinën.
Ajo që kërkonte e majta ishte një protokoll shtesë, në të cilin do të kërkohej respektimi i të drejtave të njeriut dhe instrumentet që duhet përdorur në rast shkeljeje të tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












