Shkurt.ch
Parlamenti, kundër iniciativës për pagën minimale
Iniciativa kërkon që të përcaktohet shuma nën të cilën ligji nuk lejon pagë më të vogël. Kjo shumë, duhej të ishte 22 franga në orë ose rreth 4000 franga në muaj
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka votuar me shumicë votash kundër Iniciativës për Pagën Minimale, duke ndjekur kështu shembullin e dhomës tjetër, asaj të kantoneve, e cila një endim të tillë e kishte marrë më herët.
Epërsia e kundërshtarëve të iniciativës së përmendur ishte në raportin 128 me 59 që pasqyron afërsisht edhe raportin e forcave në parlament. Partitë e spektrit të djathtë, siç e dhe pritej, ishin unikë në kundërshtimin e pagës minimale, ndërkohë që partitë e majta, SP/PS he Partia e Gjelbër, ishin për futjen e saj.
Iniciativa, e cila është realizuar nga Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) kërkon që në Zvicër të përcaktohet shuma nën të cilën ligji nuk lejon pagë më të vogël. E kjo shumë, sipas iniciuesve duhej të ishte 22 franga në orë ose rreth 4000 franga në muaj. Iniciativa vë në dukje se në Zvicër më shumë se 300 mijë persona, edhe pse punojnë me normë të plotë, fitojnë më pak se 4000 franga në muaj, shkruan azonline.ch.
Ministri i brendshëm Johan Schneider Ammann ka arsyetuar qëndrimin kundër iniciativës për pagën minimale. Me këtë rast ai ka thënë se sistemi i sotëm në të cilin partnerët socialë i negociojnë kushtet e punës dhe pagat është treguar si shumë i suksesshëm. Ai ka thënë se edhe qeveria e lufton varfërinë në vend, mirëpo, sipas tij, nuk janë të varfër ata që marrin paga të ulëta por ata që nuk janë fare të punësuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













