Kuriozitete
Udhëtim falas me tren, por me një kusht!
Holanda po nxit leximin, duke ofruar një mundësi të mirë për të udhëtuar falas në tokën e tulipanëve të zhytur mes kënaqësive të leximit
Këtë vit, kompania hekurudhore kombëtare holandeze “Nederlandse Spoorwegen”, ka ndërmarrë një nismë vërtet të veçantë, me rastin e Javës së Librit, që fillon çdo vit më 23 prill, mund të udhëtoni në tren, nëpër gjithë vendin, pa shpenzuar asnjë qindarkë. Por, vetëm me një kusht! Të keni me vete një libër.
Që nga viti 1932, kur është zhvilluar për herë të parë Java e Librit (e njohur si Boekenweek), Holanda ka ndërmarrë gjithnjë nisma që nxisin leximin, duke organizuar festivale të letërsisë dhe prezantimin e autorëve në të gjithë vendin.
Për këtë vit, kushdo mund të udhëtojë në tren falas, në fundjavë, nëse mban një libër në dorë dhe ia tregon atë kontrollorit në vend të biletës, transmeton ‘monitor’.
Pak kohë më parë, një nga vagonët e “Nederlandse Spoorwegen”, ishte pajisur me një bibliotekë lëvizëse, me tapete, llamba leximi dhe tryeza për të vendosur librat e marrë hua, duke u krijuar udhëtarëve mundësinë për t’u zhytur në një mjedis stimulues. Çdo tavolinë kishte një libër që këshillohej nga personeli i trenit, edhe pse udhëtarët ishin të lirë të zgjidhnin në mënyrë të pavarur mes librave në rafte, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, si pjesë e traditës, një shkrimtar i famshëm holandez duhet të shkruajë një roman të veçantë, që do t’i dhurohet çdokujt që blen të paktën një libër në libraritë e vendit. Libri do të prezantohet nga autori në një nga trenat holandezë që i janë bashkuar nismës.
Holanda po nxit leximin, duke ofruar një mundësi të mirë për të udhëtuar falas në tokën e tulipanëve të zhytur mes kënaqësive të leximit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












