Kosova
As izolimi nuk po i ndal të largohen nga vendi
Pa ndryshuar situata që mbizotëron në Kosovë, vala e emigrimeve nuk do të ndalet as para liberalizimit
Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, por duket se kjo gjë nuk po mund t’i ndalojë të rinjtë që ta lëshojnë vendin.
Derisa vjet më parë rreth 100 mijë kosovarë ikën ilegalisht nëpërmjet Hungarisë, tashmë shumë të tjerë po arrijnë legalisht në Evropë, duke u pajisur me viza pune në Prishtinë.
Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë për “Zërin” se pa ndryshuar situata që mbizotëron në Kosovë, vala e emigrimeve nuk do të ndalet as para liberalizimit, as pas tij.
“Liberalizimi i vizave ndodhi ose nuk ndodhi, nuk besoj se do ta ndalë fenomenin e largimit të njerëzve. Kjo bëhet vetëm nëse institucionet tona fillojnë të kthjellen dhe të mendojnë se si të rriten vendet e reja të punës në Kosovë, që ta parandalojnë këtë dukuri. Në Kosovë është një numër i lartë i papunësisë, qytetarët nuk po kanë mundësi të gjejnë punë, e sidomos kur po e shohin që e vetmja mënyrë për t’u punësuar është të jesh pjesë e partisë”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas Demhasajt, edhe fenomeni tjetër i dhënies së kontratave të punës nga shtetet e Bashkimit Evropian është një arsye më tepër se qytetarët nuk do ta ndalin fluksin e emigrimeve.
“Në të kaluarën kemi parë se ka pasur një numër të madh të njerëzve që kanë shkuar ilegalisht jashtë vendit dhe kanë kërkuar azil, ndërsa sot po shohim një mënyrë tjetër të largimit të njerëzve, veçse në mënyrë legale e kjo po bëhet përmes marrjes së vizave të punës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Duke e ditur që liberalizimi nuk ofron mundësi jetese e punësimi, edhe për shkak të këtij fenomeni heqja e vizave nuk do të kryejë punë”, është shprehur Demhasaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














