Lajme
SHBA: Rregulla të reja, izolimi ulet nga 10 në 5 ditë
Zyrtarët amerikanë përgjysmuan kohën që personat e infektuar me Covid, por pa simptoma, duhet të izolohen nga 10 ditë, në pesë.
Sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), ndryshimi përputhet me të dhënat e reja se personat me Covid e transmetojnë më së shumti virusin dy ditë para shfaqjes së simptomave dhe tre ditë pas tyre. Udhëzimet e reja dalin në një kohë që janë shtuar së tepërmi rastet me Covid si rezultat i variantit të ri Omicron.
Studimet e para tregojnë se Omicron shkakton sëmundje më të lehtë se variantet e mëparshme, por numri i madh i të infektuarve të rinj, që duhet të vetizolohen, rrezikon të mbyllë spitalet, linjat ajrore, ose bizneset e tjera.
Sipas CDC-së, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një numër të lartë rastesh me Omicron. Por “rastet nuk pritet të jenë të rënda dhe shumë prej të infektuarve mund të mos kenë fare simptoma”, thotë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky.
Ndryshimi i udhëzimeve është për personat pa simptoma. Ata që kanë simptoma gjatë vetizolimit, duhet të vazhdojnë të qendrojnë në shtëpi.
Sipas udhëzimeve, pas izolimit 5-ditor, nëse simptomat janë zhdukur, personi i infektuar mund të rikthehet në aktivitetet normale, por duhet të mbajë maskë edhe për 5 ditë të tjera. Nëse pas 5 ditësh izolimi simptomat vazhdojnë, duhet të qëndroni në shtëpi derisa të jeni pa simptoma.
Udhëzimet e reja kanë shkaktuar konfuzion pasi ato po ndodhin kur janë shtuar rastet e personave që testojnë pozitivë për herë të parë dhe ata duan të dinë se çfarë të bëjnë, thotë Lindsay Wiley, eksperte e shëndetit publik./VOA
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














