Maqedonia
Profesori universitar tregon pse ndodhin largimet nga Maqedonia
Sipas tij se qytetarët migrojnë për shkaqe ekonomike dhe kjo tregon edhe statistika e shfrytëzuesve të ndihmave sociale
“Lëvizjet migruese gjegjësisht shtegtimet ekonomike kurbetçare të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qenë dhe janë të shumta, jo pse rajonet ku jetojnë shqiptarët janë regjione pasive ekonomike, por si rezultat i papunësisë dhe krizës ekzistenciale. Nëse i analizojmë shkaktarët e këtyre shtegtimeve (migracioneve), mund të konstatojmë se lëvizjet e këtilla në kohën e fundit bëhen nga ndikimi i rrethanave ekonomike”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Izet Zeqiri, profesor universitar në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit shtegtimet ekonomike kanë përfshirë pjesën e popullsisë së rritur dhe të aftë për punë të cilët në fillin i ka karakterizuar migrimi sezonal ose i përkohshëm (vetëm për një vit) në vendet e Evropës Perëndimore, kurse sot ai ka karakter tradicional dhe i trashëguar brez pas brezi, shkruan “Alsat”.
“Migrimi ekonomik ka kuriozitet të posaçëm veçanërisht te njerëzit e rinj të cilët janë pa punë e të cilët nuk mundë të punësohen dhe perspektivën e shohin në botën e jashtme. Papunësia sot paraqet një problem jo vetëm ekonomik por problem sociologjik dhe politik, krahas këtij dimensioni papunësia në thelb është fenomen ekonomik, zgjedhje e së cilës nuk duhet të kërkohet vetëm në sferën sociale dhe politike por në ekonomin e tregut dhe iniciativën e lirë duke krijuar kushte që secili të jeton nga puna e vet”, thotë Zeqiri, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij se qytetarët migrojnë për shkaqe ekonomike dhe kjo tregon edhe statistika e shfrytëzuesve të ndihmave sociale.
“Po të analizohen shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të shohim se rajoni i Pollogut dhe rajoni verilindor janë shfrytëzues më të madhej të ndihmave sociale, si rezultat i papunësisë dhe krizës ekonomike. Rajoni i Pollogut në vitin 2005 ndihma sociale kanë shfrytëzuar 43,504 persona, kurse tash shfrytëzojnë 23.703 persona ose 7.64% e popullsisë që është përqindja më lartë nga të gjitha rajonet në Maqedoni duke përfshirë edhe rajonin verilindor pjesën e Kumanovës me 9.26%. Ky zvogëlim i shfrytëzuesve të ndihmave në krahasim me vitin 2005 është, jo si rezultat i punësimit, por si rezultat i migrimit dhe masave administrative që përjashtonin shfrytëzuesit e ndihmave nga kjo masë”, ka shkruar Zeqiri.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të... -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme













