Lajme
Kolona të gjata në kufijtë e Shqipërisë
Sipas medieve shqiptare, në pikëkalimin e Muriçanit, që ndanë Shqipërinë me Malin e Zi, kolonat kanë arritur deri në 4 kilometra
Pas pushimeve të fundvitit, shumica e mërgimtarëve kanë filluar të kthehen nëpër vendet e punës, ndërsa sikur gjatë ardhjes, edhe gjatë kthimit janë shkaktuar kolona të gjata në pikat kufitare.
Sipas medieve shqiptare, në pikëkalimin e Muriçanit, që ndanë Shqipërinë me Malin e Zi, kolonat kanë arritur deri në 4 kilometra.
Bashkatdhetarët, nga Shqipëria, por edhe nga Kosova që ndjekin magjistralen e Adriatikut, presin në radhë që prej për të kaluar kufirin. Vonesat, siç raportohet, po bëhen kryesisht nga autoritetet shqiptare.
Shkak për këto vonesa, sipas policisë doganore, është kontrolli i imtësishëm i dokumenteve dhe automjeteve.
“Aktualisht në këtë pikë doganore po punohet me katër sportele. Prej datës dy janar nga kjo pikë kufitare kanë dalë 7988 persona”, citojnë mediet shqiptare raportin e policisë.
Gjithashtu fluks të emigrantëve të cilët kthehen në vendet e tyre të punës ka pasur edhe pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Madje në këtë të fundit, është fluksi më i madh për dalje, ndërsa sipas policisë shqiptare, brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar më shumë 1100 automjete.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











