Lajme
Pelegrinët nuk lejohen të vizitojnë kishën
Sipas informatave nga Gjakova, dy autobusë me pelegrinë serbë janë detyruar të kthehen mbara pa hyrë në kishës ortodokse
Disa qindra qytetarë të Gjakovës kanë penguar të hënën pelegrinët serbë që të bëjnë homazhe në kishën e qytetit në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse. Protestuesit kishin bllokuar hyrjet që çojnë për në kishe, pas paralajmërimit se në Gjakovë do të vije edhe ministri serb, Aleksandër Vulin.
Sipas informatave nga Gjakova, dy autobusë me pelegrinë serbë janë detyruar të kthehen mbara pa hyrë në Kishë. Përkundër ndërhyrjes së Policisë, rruga që çonte në drejtim të kishës ortodokse ishte e bllokuar, pasi që disa automjete janë lënë në mes të rrugës, ndërsa policia për orë të tëra kërkoi shoferët e nuk i gjeti.
Besnik Sharani është arrestuar nga policia, pasi që kishte tentuar që ta bllokonte një pjesë të rrugës me drurë. Merret vesh se Sharani rrjedh nga një familje me shumë të zhdukur nga koha e luftës.
Ndërkohë, në mesin e protestuesve, kanë qenë edhe shumë familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës, ndërsa bashkë me protestuesit po qëndron edhe kryetarja Mimoza Kusari – Lila. Kjo e fundit i kishte kërkuar ministrit të qeverisë serbe, Vulin, që të mos vjen në Gjakovë, sepse është ia dëshiruar.
“Nëse mendon të nisesh, unë të them, mos u nis”, ka thënë Kusari-Lila nëpërmjet një letre të hapur.
Ndryshe edhe ministria e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ia ndaloi Vulinit shkuarjen në Gjakovë.
“Me qëllim të sqarimit te opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulin për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë t’i informojmë se ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Gjakova është njëra ndër komunat më të prekura nga lufta e fundit. Në këtë komunë janë zhvilluar masakrat më të mëdha të luftës në Kosovë, ndërsa edhe qindra qytetarë konsiderohen të zhdukur. Vetëm një nënës i janë vrarë katër djem dhe bashkëshorti, ndërsa tash jeton e vetme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













