Bota
Rrëfimi i zviceranes: Nga një blogere, në biznesmene të suksesshme
Pasi lansoi blogun e saj ‘swissmiss’, zvicerania Tina Roth Eisenbegr ka arritur suksese të njëpasnjëshme.
Gjithçka nisi në vitin 2005, kur dizajnerja hapi blogun në një kohë kur, siç thotë ajo, nuk kishte Pinterest, Tumblr as Instagram, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
“Blogu më ka hapur shumë rrugë”, tregon Tina. Tre vjet më vonë ajo themeloi “Studiomates” në Bruklin.
Para se blogu i saj të bëhej i suksesshëm, nëna e Tina-s drejtonte një biznes me shumë të punësuar. Ajo e kujton se si kur ishte fëmijë, ishte e pazakontë që gratë të udhëhiqnin biznese.
Gjatë viteve të para të saj në Nju-Jork, Tina punoi si ueb dizajnere për disa agjenci, para se të fillonte të shkruante në blogun e saj. Ajo thotë se ky blog u bë bota e saj.
Kur ajo erdhi në Nju-Jork, nuk kishte para mjaftueshëm për të marrë pjesë në evente më të shtrenjta apo të takonte njerëz krijues. Kështu që ajo themeloi “CreativeMorning”, që sot është kompania e saj më e madhe. Synimi i saj ishte që të mblidhte personalitete frymëzuese nga industra krijuese e Nju-Jorkut në një aktivitet ku nuk kishe nevojë të paguaje për pjesëmarrje.
“Për dy vjet me radhë nuk bëra asgjë, pos reklamova “CreativeMornings” në blog, dhe ngjarjet ishin plot me pjesëmarrës”, tregon ajo.
Sot, 1500 vullnetarë nga 65 vende dhe 200 qytete të botës organizojnë çdo muaj “Mëngjese krijuese”. Çdo muaj, rreth 20 mijë njerëz mblidhen në këto aktivitete pa pagesë, dhe ngjarjet përkrahen nga kompani të mëdha teknologjike.
Tina Roth Eisen Berg synon ta fokusojë karrierën e saj në “CreativeMornings”, me qëllim për ta zgjeruar gamën e ngjarjeve, duke shtuar edhe punëtori, përpos takimeve mujore.
Ajo sot drejton disa kompani që kanë peshë të madhe në skenën ndërkombëtare të dizajnit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare Debati mbi nxënësit ndërkufitarë në shkollat e Gjenevës mori një kthesë tjetër në Këshillin e Madh.... -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane














