E-Diaspora
Përparim në bisedimet me FIFA-n, vendimi merret më 13 janar
"Ajo që mund të thuhet qysh tash si gjë e përfunduar është se ekipi A i kombëtares së Kosovës do të lejohet të luajë dhe se është hequr klauzola që për këtë të pyetet federata serbe"
Sot në orët e paradites, në selinë e FIFA-s në Cyrih është mbajtur takimi në mes të delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me qëllim gjetjen e modaliteteve për lejimin e ndeshjeve ndërkombëtare miqësore të kombëtares kosovare të futbollit.
Takimi me ndërmjetësimin e kreut të FIFA-s, Sepp Blatter ka kaluar në një atmosferë të mirë dhe pritet të japë fryte, flet, nën kushte anonimiteti për albinfo.ch një burim i pranishëm aty. Por, ka thënë ai, pe¨r gjithçka vendimi do të merret të hënën, më 13 janar nga vetë komiteti i FIFA-s.
“Ajo që mund të thuhet qysh tash si gjë e përfunduar është se ekipi A i kombëtares së Kosovës do të lejohet të luajë dhe se është hequr klauzola që për këtë të pyetet federata serbe”, thekson burimi.
Sidoqoftë, ai pret që të hënën komiteti i FIFA-s me vendimin që do të marrë të zbulojë më shumë hollësi dhe që këto të shkojnë në favor të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.
“Mbetet të shihet veç tjerash se çfarë do të vendoset për përdorimin e simboleve në ndeshjet që do t`i lejohen kombëtares sonë”, përfundoi burimi.
Ndryshe, sot, gjatë kohës sa po mbahej takimi, para selisë së FIFA-s në Cyrih, një grup përkrahësish të kombëtares kosovare ka protestuar me pankarta dhe brohoritje kundër izolimit të futbollit dhe sportit kosovar. “Thuaj Jo racizmit, thuaj Po Kosovës. Pranoje në FIFA”, është shkruar veç tjerash në këto pankarta.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












