Kosova
Prishtina mbulohet nga mbeturinat
Nga sot mbeturinat nuk do të mblidhen më në Kosovë nga kompania “Pastrimi” për shkak të bllokimit të llogarive bankare.
Prishtina është zgjuar sot me koshat e plehrave plot, të cilët nuk po largohen nga kompania përgjegjëse, raportojnë mediat kosovare.
Mbeturinat kanë filluar të bien edhe në rrugë duke shkaktuar një situatë kaotike në qytet.
Pas kësaj gjendje ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës. “Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës. Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera.
Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve.
Ftojmë të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme. Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4000 litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante”, thuhet në reagim.
Ditë më parë nga kompania “Pastrimi” kanë bërë të ditur se ndodhen para një kolapsi financiar për arsye te borxhit që kanë ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
Ndryshe, vetëm në Prishtinë, kompania “Pastrimi” largon mesatarisht 231 mijë kilogramë mbeturina brenda 24 orëve.
E-Diaspora
-
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” Aktiviteti në Konsullatën Shqiptare bashkoi autorë, komunitetin shqiptar dhe dashamirës të letërsisë në një mbrëmje kulturore... -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva Swiss po zvogëlon rrjetin e saj të itinerareve nga Gjeneva. Në mesin e destinacioneve që do... -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë

















