Bota
Itali, kapen 1.5 ton marijuanë, në pranga dy shqiptarë
Një superoperacion i kryer në mesnatë nga autoritetet ligjzbatuese të fqinjit të përtej Adriatikut ka çuar drejt prangave dy skafistë shqiptarë, të cilët po i shmangeshin ndjekjes në ujërat e Santa Maria di Leuca, në brigjet puljeze, në bordin e një gomoneje që kishte jo pak, por një ton e gjysmë marijuanë.
Në realizimin e operacionit kanë ndihmuar forcat ajrore dhe ato detare të Italisë, që kanë çuar në sekuestrimin e një gomoneje të fuqishme. Edhe pse tentuan më kot të mos e humbisnin ngarkesën dhe të vijonin rrugëtimin e tyre pa ndalur me objektiv arratinë, fundi ishte i ditur, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në bordin e gomones 10 metra të gjatë u gjetën 21 koli me lëndë narkotike, të cilat përmbanin gati 1.531 kg marijuanë, që nëse do të hidheshin në tregun e zi do të kapnin një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh. Dy skafistët që drejtonin gomonen me dy motorë super të fuqishëm u ndaluan dhe do të përballen tashmë me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjithçka ishte fryt i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe kombëtare, në operacionin “Themis 2019”, të koordinuar edhe nga agjencia për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, “Frontex”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













