Lajme
Rizgjedhje në Mitrovicën e Veriut
Kryetari që fitoi votat në zgjedhjet e kaluara, Krstimir Pantiq refuzoi të bënte betimin sipas ligjeve të Kosovë, duke detyruar Qeverinë të kërkoj zgjedhje të reja
Mitrovica e Veriut do të shkoj në rizgjedhje pasi kryetari që fitoi votat në zgjedhjet e kaluara, Krstimir Pantiq refuzoi të bënte betimin sipas ligjeve të Kosovës. Pas dështimit të betimit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e konsideroi të dështuar inaugurimin e kryetarit dhe kërkoi zgjedhje të reja.
Sipas një kumtese për media lëshuar nga MAPL, thuhet se në seancën inauguruese të së shtunës, kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës Veriore ka dështuar të japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, prandaj Ministria do t’a njoftojë Presidenten e Kosovës për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës.
Edhe Qeveria e Kosovës e konsideron të dështuar betimin e Pantiqit për kryetar të Mitrovicës së Veriut dhe kërkon nga Presidentja Atifete Jahjaga, që në bazë të ligjit, brenda 45 ditësh të shpallë organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë komune.
Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përshëndet inaugurimin e komunave në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, ndërsa kërkon që situata në Mitrovicën e Veriut të zgjidhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Jemi duke vëzhguar procesin në Mitrovicën Veriore dhe presim që në fund qytetarët e atjeshëm do të kenë një kryetarë të përzgjedhur në mënyrë demokratike dhe i cili do të inaugurohet në mënyrë që është në përputhje me ligjin e Kosovës dhe interesat afatgjatë të qytetarëve të rëndomtë”, thuhet në reagim.
Për mosdhënien e betimit nga kryetari që fitoi votat, ka pasur reagime edhe nga veriu i Mitrovicës.
Ish-kandidatja për kryetare të Mitrovicës së veriut, Adriana Hoxhiq, ka thënë se veprimi i Pantiqit ishte i panevojshëm. Nëse nuk gjendjet një zgjidhje që ai të nënshkruajë deklaratën e betimit, Hoxhiq i sheh si të domosdoshme zgjedhjet e reja për kryetar të kësaj komune.
“Konsideroj që zgjedhjet për kryetarin e komunës janë një luks i panevojshëm, por të cilin ne, në fund, mund të detyrohemi ta pranojmë”, citon REL Hoxhiqin.
Sipas saj, qytetarët e Mitrovicës veriore janë lodhur me zhvillime të tilla politike, kështu që opsioni i thirrjes së zgjedhjeve brenda 45 ditësh nuk do të garantonte me asgjë pjesëmarrjen e votuesve, madje as në kuotën prej 22 për qind sa ishte në zgjedhjet e fundit.
Edhe ish-kandidati tjetër për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviq, ka thënë se zgjedhjet për kryetar mund të përsëriten.
“Është me rëndësi të gjendet një zgjedhje për kryetarin, pasi që një situatë e tillë nuk është parashikuar me ligj dhe nuk ka mund të parashihet, pasi që një përfaqësues politik vendos të marrë pjesë në proces dhe pasi e fiton mandatin, refuzon të nënshkruajë deklaratën e betimit!”, konsideron Ivanoviqi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve Zvicra po përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura që pritet të... -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër?













