Zhvillim
Zvicra, 21 milionë franga për pastrimin e ujërave në Maqedoni
Ndërkohë SECO ka investuar në vazhdimësi edhe në Kosovë, ku është përqendruar kryesisht në sigurimin e ujit të pijes dhe në aftësimin e rrjetit të ujësjellësve
Qeveria e Zvicrës vendosur të ndajë 21 milionë franga ndihmë financiare për ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujërave të zeza në Maqedoninë lindore. Këtë vendim ajo e ka marrë në kuadrin e masave për të ndihmuar vendin ballkanik në realizimin e synimeve të tij për mbrojtjen e ambientit, thuhet në një komunikatë shtypi të SECO-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës).
Lumenjtë dhe liqenet që në Maqedoni në mjaft raste janë shumë të ndotur rrezikojnë furnizimin me ujë të popullatës dhe përbëjnë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. Për këtë arsye Qeveria e Maqedonisë ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar cilësinë e ujit. Në këtë drejtim, ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të zeza është një masë e nevojshme në këtë drejtim. Por, pasi që një ndërtim i tillë tejkalon kapacitetet e komunave dhe Qeverisë së Maqedonisë, ndihma e jashtme paraqitej e domosdoshme.
Duke iu përgjigjur këtyre nevojave, Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të mbështesë me 21 milionë franga ndërtimin e një impianti të tillë, i cili do të pastrojë ujërat në qytetin Koçani dhe në komunat përreth. Impianti do të pastrojë jo vetëm ujërat e zeza të një popullate prej 58 mijë vetash por do të trajtojë edhe ujërat e ndotura industriale. Në këtë mënyrë do të behet përmirësimi i kualitetit të ujit të lumit të atjeshëm dhe ndihmohet në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës në rrjedhën e poshtme të lumit, pasi që do të sigurohet ujë i pijshëm i burimeve për afat të gjatë. Po ashtu, nga kjo do të përfitojë edhe ekonomia pasi që do të pastrohen edhe ujërat e ndotura.
Në vazhdim të komunikatës së SECO-s thuhet se Maqedonia është një ndër vendet ku është përqendruar më shumë ndihma në kuadrin e Bashkëpunimit të Zvicrës me vendet e lindjes. SECO dhe DEZA në këtë drejtim bëjnë punë komplementare. Në kuadrin e financimit në infrastrukturë që bën DEZA, SECO fokusohet veç tjerash në sigurimin e furnizimit me ujë, trajtimin e ujërave të zeza dhe të mbeturinave, thuhet në fund të komunikatës.
Ndërsa udhëheqësja e sektorit për financim infrastrukturor në kuadrin e SECO-s, Dagmar Vogel e pyetur nga albinfo.ch ka thënë se investime në këtë fushë Zvicra ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe në vende tjera të Ballkanit dhe më gjerë. Sipas saj, sa i përket pastrimit të ujërave të zeza deri më tash më tepër ka qenë në fokus Maqedonia dhe Shqipëria.
“Por, krahas këtyre vendeve ne kemi në plan që ndihmën tonë ta zgjerojmë edhe në Kosovë, Bosnjë Hercegovinë dhe në disa vende të Azisë Qendrore.”
Ndërsa ajo që deri tash kemi bërë në Kosovë ka qenë e përqendruar kryesisht në sigurimin e ujit të pijes dhe në aftësimin e rrjetit të ujësjellësit në disa regjione”, ka thënë Vogel. Ndërkaq, ajo ka shtuar se, duke pasur parasysh rrjetet e vjetruara të ujësjellësit dhe dëmtimin e tyre, investimet tona në Kosovë dhe në vendet me mungesë të theksuar uji duhet të shihen të ndërlidhura edhe me pastrimin e ujërave, ruajtjen e burimeve të ujit të pijes etj.
Ndërkohë, thotë udhëheqësja e sektorit për financim infrastrukturor në kuadrin e SECO-s, investimet në Serbi janë të fokusuara vetëm në energji dhe jo në sektorin e ujërave, që është prioritet për vendet si Kosova, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 Sondazhi i fundit i Institutit Ekonomik Zviceran KOF tregon se ekonomistët qëndrojnë të vendosur në perspektivën... -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura












