Lajme
Fillon rrënimi i objekteve pa leje
Objekti i rrënuar është pronë e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramiz Kelmendi, i cili menaxhon rrjetin e marketeve ETC dhe Elkos
Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se do t’i mbajë premtimet që i kishte dhënë gjatë fushatës, për t’i rrënuar të gjitha objektet pa leje ndërtimi. Me vendimin e qeverisjes së tij, të premten në mesditë u rrënua objekti i parë pa leje ndërtimi në Lagjen “Kodra e Trimave”.
Sipas medieve në Prishtinë, objekti i rrënuar është pronë e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramiz Kelmendi, i cili menaxhon rrjetin e marketeve ETC dhe Elkos.
“Është bërë rrënimi i një pjese të objektit me leje të ndërtimit, pasi që inspektorët kanë konstatuar se ka tejkalim të lejes”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinë, sipas të cilës, deri të masa për rrënim ka ardhur pas tri inspektimeve në këtë lokacion.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










