Shkurt.ch
SECO tërheq vërejtjen kundër lojërave ilegale të fatit
Ndër faqet e tilla të identifikuara si ilegale janë www.onlinecasinoschweiz24.ch, www.casino-zuerich.com dhe swisscasinoonline.eu
SECO (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) tërheq vërejtjen për faqet e internetit të cilat ofrojnë lojëra fati online që janë ilegale. Sipas saj, është një numër faqesh të tilla, të cilat prezantohen me shenjat si “Schweiz” ose “Zürich” etj dhe bartin stema apo shenja tjera identifikuese zvicerane por në fakt nuk kanë të bëjnë asgjë me Zvicrën.
Ndër faqet e tilla që SECO i ka identifikuar si ilegale janë www.onlinecasinoschweiz24.ch, www.casino-zuerich.com dhe swisscasinoonline.eu. Në këto faqe ofrohen lojëra të ndryshme fati të cilat në Zvicër janë të ndaluara.
Siç ka zbuluar SECO, njëra nga këto faqe drejtohet nga Gjibraltari, një tjetër ka selinë në Belize etj.
Firmat që operojnë me këto lojëra fati duke përdorur shenja identifikuese zvicerane bëjnë shkeljen e ligjit federal kundër konkurrencës jolojale dhe atij për mbrojtjen e simboleve të shtetit.
Lojërat e ofruara në këto portale asnjëherë nuk janë lejuar nga Komisioni Federal për Lojëra të fatit, thuhet në komunikatën e SECO-s. Kështu, bazuar në ligjet në fuqi, transmetimi i lojërave të fatit përmes internetit është i ndaluar.
Ndërkaq, SECO nuk ka vendosur ende nëse do të ndërmarrë veprime juridike, ka thënë një zëdhënës i saj, shkruan tagblatt.ch. Ndjekja penale e operuesve me portalet e tilla është e vështirë, ndonëse në një rast ajo ka funksionuar, kur operuesi qe detyruar të hiqte stemën zvicerane nga portali.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë Udhëtarët në Zvicër duhet të kenë një biletë të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit... -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër












